• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Gazetari në Uganda bëhet mbret i Toro-s, pason kushëririn që u kurorëzua në moshën 3-vjeçare
SHOW BIZ

Gazetari në Uganda bëhet mbret i Toro-s, pason kushëririn që u kurorëzua në moshën 3-vjeçare

September 30, 2026No Comments3 Mins Read

Gazetari dhe prezantuesi i televizionit publik ugandas, Edward Rukindi Kitzanangoma Nyabongo II, është shpallur mbreti i ri i mbretërisë tradicionale Toro, duke pasuar kushëririn e tij të ndjerë, Oyo Nyiba Kabamba Iguru Rukindi IV, i cili dikur konsiderohej monarku më i ri në botë. Kitzanangoma, 56 vjeç, u zgjodh nga një komitet i posaçëm i ngritur për përcaktimin e pasardhësit pas vdekjes së Rukindi IV në fund të gushtit në Shtetet e Bashkuara, në moshën 34-vjeçare, nga kanceri.

Rukindi IV u kurorëzua mbret në moshën vetëm 3 vjeç, pas vdekjes së babait të tij. Sipas Librit të Rekordeve Guinness, ai ishte monarku më i ri në botë në kohën e kurorëzimit. Zgjedhja e Kitzanangomës u shoqërua me debate brenda familjes mbretërore. Nëna Mbretëreshë, Best Kemigisa, dhe vajza e saj, Princesha Ruth Komundale, kundërshtuan vendimin, duke pretenduar se mbreti i ndjerë kishte një trashëgimtar, një fakt që, sipas tyre, ishte i njohur vetëm nga rrethi i tij i ngushtë familjar.

Ato paraqitën edhe një testament, ku emërohej “biri i tij biologjik” si pasardhës. Megjithatë, komiteti zgjedhor mbretëror tha se fëmija nuk ishte paraqitur kurrë para grupit prej 21 pleqsh dhe nuk kishte kaluar ceremonitë tradicionale të njohjes që kërkohen për pasardhësit mbretërorë. Sipas komitetit, një trashëgimtar i mundshëm duhet gjithashtu të jetë i arsimuar dhe i përgatitur për të marrë përgjegjësitë e udhëheqjes. Për këtë arsye, djali i pretenduar i Rukindi IV nuk u konsiderua për fronin.

Mbretërimi i Edward Rukindi Kitzanangoma Nyabongo II nisi në mesnatën e së hënës dhe vazhdoi të martën, kur ai mori pallatin mbretëror në Fort Portal pas një beteje të simuluar, pjesë e një ceremonie tradicionale 24-orëshe.

Para mbërritjes në pallat, mbreti i ri kishte therur një dem dhe kishte derdhur gjakun e një pule në Fort Portal, kryeqytetin e Toro-s. Ai gjithashtu përshkoi më shumë se 4 kilometra në këmbë për të arritur në pallatin mbretëror. Toro është një nga katër mbretëritë kryesore tradicionale të Ugandës. Ato u bashkuan në fund të shekullit XIX për të formuar protektoratin britanik të Ugandës. Mbretëritë u shpërbënë në vitin 1967, por u rikthyen në fillim të viteve 1990 nga Presidenti Yoweri Museveni. Sot, Kushtetuta e Ugandës e kufizon rolin e tyre në çështjet tradicionale dhe kulturore, por mbretërit vijojnë të konsiderohen figura me ndikim në komunitetet e tyre.

Nga gazetaria në fron

Edward Rukindi Kitzanangoma Nyabongo II besohet se i përket fisit Babito dhe është pjesë e familjes së zgjeruar të ish-mbretit George David Rukindi III. Vetë emri Kitzanangoma tregon prejardhjen e tij mbretërore, sipas BBC. Ai ka lindur në vitin 1970 në një fshat rreth 300 kilometra nga kryeqyteti Kampala. Në vitin 1999 u diplomua në Universitetin e Kampalës për Komunikim Masiv dhe më pas punoi për më shumë se dy dekada në industrinë e medias, përfshirë edhe si prezantues lajmesh në televizionin publik ugandas.

Tashmë, pas më shumë se 20 vitesh në gazetari, ai ka marrë një rol krejtësisht tjetër, duke u bërë udhëheqësi tradicional i mbretërisë së Toro-s.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Previous ArticleNga ndarja te rikthimi, Katerina Goga rrëfen çfarë ndodhi me Arnoldin: Jemi paranormalë ne të dy
Next Article Kompozitori Adrian Hila në qendër të një skandali, i publikohen video intime me personazhe VIP

Related Posts

“Më la për një tjetër…”/Blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni rrëfen tradhtinë e Fedez!

November 25, 2026

Lajm i bukur nga familja Ejlli, Kiara dhe Luizi në pritje të fëmijës së dytë

November 25, 2026

Operacion i gjerë antidrogë/ Tronditet showbiz-i turk, Ozcan Deniz dhe aktore të njohura përfundojnë në pranga

November 25, 2026

Klodi dhe Franceska bashkë në stadium, po lind një romancë e re në showbiz-in shqiptar?

November 25, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Të ngrohta, elegante dhe praktike, pantallonat që nuk duhet të mungojnë në garderobën dimërore
  • “Më la për një tjetër…”/Blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni rrëfen tradhtinë e Fedez!
  • Lajm i bukur nga familja Ejlli, Kiara dhe Luizi në pritje të fëmijës së dytë
  • Operacion i gjerë antidrogë/ Tronditet showbiz-i turk, Ozcan Deniz dhe aktore të njohura përfundojnë në pranga
  • Klodi dhe Franceska bashkë në stadium, po lind një romancë e re në showbiz-in shqiptar?
Don't Miss
FASHION

Të ngrohta, elegante dhe praktike, pantallonat që nuk duhet të mungojnë në garderobën dimërore

Një model që ndërthur rehatinë me elegancën dhe ofron mundësi të shumta kombinimi, nga veshjet…

“Më la për një tjetër…”/Blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni rrëfen tradhtinë e Fedez!

November 25, 2026

Lajm i bukur nga familja Ejlli, Kiara dhe Luizi në pritje të fëmijës së dytë

November 25, 2026

Operacion i gjerë antidrogë/ Tronditet showbiz-i turk, Ozcan Deniz dhe aktore të njohura përfundojnë në pranga

November 25, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?