Këngëtarja e njohur Eli Fara vetëm pak ditë pas bujës së krijuar nga publikimi i videove private, pritet të rikthehet në skenë në një koncert në Tiranë.
Ka qenë vetë Eli që ka ndarë në Instagram një story ku bëhet e ditur se ajo është e ftuar ditën e sotme në këtë koncert ku do të performojë së bashku me disa këngëtarë të tjerë të njohur.
Pavarësisht vëmendjes mediatike të ditëve të fundit, ajo ka vijuar angazhimet e saj muzikore, duke u rikthyer para publikut në kryeqytet.
