Prej kohësh, Dolce është përfolur për një romancë të re, që pas daljes nga Big Brother VIP Kosova. Megjithatë, bukuroshja nga Vlora ka ditur ta mbajë larg syve të publikut jetën e saj sentimentale, duke mos zbuluar asnjë detaj për personin që i kishte rrëmbyer zemrën.
Por duket se Dolce ka vendosur t’i japë fund misterit! Ish-banorja ka lënë pas fotot e paqarta dhe aludimet, duke publikuar këtë herë një moment romantik krah partnerit të saj.

Identiteti i tij mbetet ende i panjohur, por videoja e shpërndarë në Instagram ka mjaftuar për të ngjallur kureshtjen e ndjekësve. Në pamje, Dolce shfaqet në një pozë mjaft intime dhe të afërt me partnerin, duke lënë të kuptohet se këtë romancë nuk ka më ndërmend ta mbajë të fshehtë. E sigurisht, vëmendja tashmë është përqendruar te identiteti i mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën!
