Hyrja e Edita Abazit në “Big Brother VIP Kosova 5” ka rikthyer në vëmendje një histori të bujshme të së kaluarës së saj, që dikur bëri jo pak zhurmë në mediat rozë. Modelja nga Kosova ishte përfolur për një lidhje me reperin Noizy, për të cilën kishte folur hapur në një intervistë të dhënë vite më parë.
Në atë kohë, Edita, e cila prezantohej si 22-vjeçare dhe punonte si fotomodele në Prishtinë, tregonte se ishte njohur me reperin gjatë verës, përmes një miku të përbashkët. Sipas rrëfimit të saj, njohja kishte marrë një drejtim romantik dhe Noizy kishte udhëtuar drejt Prishtinës posaçërisht për ta takuar.
Megjithatë, ajo që nisi si një histori dashurie, sipas versionit të Editës, përfundoi në një përvojë të dhimbshme. Në intervistën e bujshme, ajo pretendonte se kishte mbetur shtatzënë nga reperi, por se ky i fundit nuk e kishte pranuar lajmin dhe kishte ndërprerë komunikimin me të.
Edita rrëfente se kishte vendosur të ndërpriste shtatzëninë, një vendim që, siç shprehej asokohe, e kishte rënduar shumë emocionalisht. Ajo nuk kishte kursyer as kritikat ndaj reperit, duke e akuzuar për mungesë përgjegjësie dhe respekti.
Me kalimin e viteve, Edita e orientoi karrierën e saj drejt një tjetër dimensioni të botës së bukurisë. Këtë herë, jo më si modele në qendër të vëmendjes, por duke qëndruar pas pamjes së të tjerëve, në rolin e grimieres. Një rrugëtim i ri profesional që e ka bërë pjesë të një tjetër fushe të industrisë së bukurisë.
