Glamuri ekstravagant po rikthehet në modë dhe një prej tendencave më të spikatura të dimrit 2026 është palltoja e stilit “opera”. Me qëndisje elegante, siluetë voluminoze dhe detaje prej peliçeje, kjo veshje po fiton vëmendjen e stilistëve dhe personazheve të famshëm.
Tradicionalisht e menduar për t’u veshur mbi fustanet e mbrëmjes, palltoja “opera” tashmë po përshtatet edhe me kombinime të përditshme. Një nga krijimet më të komentuara është palltoja e stilistit Conner Ives, e cila është veshur nga emra si Kate Moss, Jennifer Lopez dhe Hailey Bieber.





Trendi u konfirmua edhe në pasarelat e koleksioneve vjeshtë-dimër 2026, ku pallto të tilla u prezantuan nga marka si Erdem dhe Valentino.






Edhe vajzat e famshme po tregojnë se kjo veshje nuk duhet rezervuar vetëm për eventet elegante. Zoe Kravitz e ka kombinuar me një fund të tejdukshëm, Laura Harrier me pantallona capri, ndërsa Alexa Chung ka zgjedhur sandale me rripa. Margot Robbie, nga ana tjetër, solli një version vintage nga arkivi i John Galliano-s, me detaje puplash dhe qëndisje.


Si ta kombinoni këtë dimër? Nuk keni pse të prisni një premierë apo mbrëmje gala për ta veshur. Palltoja “opera” duket po aq elegante edhe me një palë xhinse, një fustan të thjeshtë apo veshje prej trikotazhi. Sekreti është ta lini atë të jetë pjesa kryesore e kombinimit.













Mes markave që sjellin versione të këtij trendi janë Erdem, Valentino dhe Huishan Zhang, ndërsa alternativa më të përballueshme ofrojnë Rixo, Reformation dhe Hayley Menzies.
