Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Author: REVISTA TREND
Pirja e ujit me një fetë limoni sapo zgjoheni është një nga këshillat më të përhapura të mirëqenies. Sipas dietologes Kylie Bensley, kjo praktikë jo vetëm ndihmon hidratimin, por edhe “përforcon efektet e ujit, duke shtuar përfitime fizike dhe mendore”. Edhe nutricionistja Laura Parada thekson se limoni e bën ujin më të lehtë për t’u konsumuar dhe mund të mbështesë disa funksione të trupit. Përfitimet kryesore Mbështet tretjen dhe mikrobiomën e zorrëve Uji me limon mund të aktivizojë procesin e tretjes në mëngjes, të ndihmojë kundër fryrjes, urthit dhe dispepsisë, si dhe të stimulojë prodhimin e tëmthit dhe lëngjeve gastrike.…
Afrimiteti gjithnjë e në rritje mes Mateos dhe Brikenës nuk ka kaluar pa u vënë re, jo vetëm nga publiku, por as nga familjarët e banorit. Pas pamjeve romantike të orëve të para të mëngjesit, ku dyshja u pa dorë për dore në shtrat, ka ardhur reagimi i parë nga motra e Mateos, Kejsi. Duket se familja e Mateos është pro kësaj romance të re që po lind në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Kejsi ka publikuar në InstaStory pikërisht momentin kur Mateo dhe Brikena mbajnë duart e njëri-tjetrit, duke e shoqëruar me një dedikim për ta. “Natën vetëm vëllait…
Monumenti Newborn në Prishtinë ka marrë një pamje tjetër këtë të martë, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Me mbishkrimin “Kosova e burgosur” sot aktivistët kanë vendosur 5 mijë emblema të UÇK-së, për të shprehur mbështetjen e tyre për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilët po gjykohen në Hagë. Për ta Prokuroria Speciale ka kërkuar nga 45 vite burg për secilin. Sjellim ndërmend se monumenti Newborn, i vendosur përballë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë u zbulua në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe për 18…
Kalimi i studios legjendare MGM nën pronësinë e Amazon ka hapur një kapitull të ri për sagën e James Bond, por edhe një valë të re thashethemesh mbi mënyrën se si do të zgjidhet aktori që do të marrë rolin e famshëm të agjentit 007. Në këtë vorbull diskutimesh është përfshirë edhe emri i Lauren Sanchez, bashkëshortes së Jeff Bezos, për të cilën disa media britanike sugjerojnë se mund të ketë ndikim joformal në procesin e përzgjedhjes. Gazetari Rob Shuter ka lënë të kuptohet se mendimi i saj mund të merret parasysh në fazat vendimtare të zgjedhjes. Sipas burimeve të…
Këtë vjeshtë, moda bashkon dy botë të kundërta të fortën dhe të brishtën. Në shumë sfilata të Javës së Modës në New York City, modelet u shfaqën me kombinime provokuese ku lëkura e zezë u ndërthur me dantella delikate, shpesh edhe brenda të njëjtës veshje. Një nga paraqitjet më të guximshme erdhi nga stilisti LaQuan Smith, i lindur dhe rritur në Queens. Ai prezantoi catsuit-in e tij karakteristik prej dantelle të zezë transparente, një model që e bëri të famshëm vite më parë dhe që është veshur nga yje si Beyoncé, Kylie Jenner dhe Megan Thee Stallion. Në rreshtin e…
Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka postuar një foto të bukur me të dashurën e tij, Adrola Dushi, duke rrëmbyer vëmendjen e fansave në rrjetet sociale. Në imazhin e publikuar, çiftit i shfaqet një atmosferë e ngrohtë dhe intime, ndërsa reperi shkruan: “I don’t speak much about what matters. I just hold it close.” – një mesazh që tregon dashurinë e thellë dhe respektin për momentet private që ndajnë së bashku.
Një debat i ashpër ka ndodhur në studion e “Fan Club” mes opinionistit Arjan Konomi dhe ish-banorës së Big Brother VIP Albania, Krusita, lidhur me qëndrimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Gjatë diskutimit, Krusita foli për raportin e saj me Kristin, duke theksuar se mes tyre nuk ka pasur tërheqje fizike, por një lidhje shpirtërore dhe respekt të ndërsjellë. “Për Kristin kam një ndjesi shpirtërore; nuk kam pasur asnjëherë tërheqje fizike, por e vlerësoj shumë si njeri. Në ditët e vështira më dha komfort për të folur,” u shpreh ajo, duke shtuar se ka pasur gjithmonë mbështetjen…
Pak ditë më parë, këngëtari Luiz Ejlli dhe aktori i humorit Julian Deda ishin të ftuar në emisionin “Breaking”, ku shkëmbyen disa batuta me njëri-tjetrin. Gjatë prezantimit, Luiz me shaka i kujtoi Julit se duhet t’i vinte turp që Egla e ka mundur në “Big Brother”, ndërsa Julian iu përgjigj se është më mirë të të mundë Egla sesa të fitosh me Kristin. Sot, fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP, Egla Ceno, ka reaguar në rrjetet sociale për këtë situatë. Në një postim në Instastory, ajo u shpreh se nuk do merrej me dy burra që fërkojnë…
Këngëtari i muzikës popullore shqiptare, Ylli Baka u përball me një incident gjatë një performance të tij, pasi është goditur me pjata nga disa persona teksa ishte duke kënduar. Sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, artisti ishte në mes të performancës kur individë nga publiku i janë afruar dhe i kanë hedhur në fytyrë pjata kartoni me trëndafila. Për disa nuk është konsideruar si incident, por si një traditë në tavernat greke, ku këto pajat me trëndafila hidhen në shenjë argëtimi. Siç shihet edhe nga pamjet, këngëtari ka ruajtur qetësinë dhe ka vazhduar performancën, ndonëse është gjendur i papërgatitur…
Angelina Jolie po përgatitet të bëjë një ndryshim të madh në jetën e saj personale dhe familjare duke planifikuar largimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në korrik të vitit 2026, sapo binjakët e saj, Vivienne dhe Knox, të mbushin 18 vjeç më 12 korrik. Ky vendim, sipas burimeve të afërta me yllin e Hollivudit, është një hap që Jolie e ka planifikuar prej kohësh dhe tani po e shqyrton seriozisht, pasi marrëveshja e kujdestarisë me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt, do të përfundojë komplet. Burime të ndryshme qeverisin se aktorja kurrë nuk ka dashur të jetojë përgjithmonë në…