Albanian Power Retreat është një event unik, dyditor, që do të zhvillohet këtë vjeshtë në një nga zonat më të bukura të Anglisë – Cornwall dhe Devon. Ky është një event i konceptuar ndryshe nga çdo gjë tjetër më parë për komunitetin shqiptar, i dedikuar sipërmarrësve dhe profesionistëve të fushave të ndryshme, të cilët dëshirojnë të rigjenerojnë energjitë e tyre, të rrisin motivimin dhe të përgatiten për një sezon të suksesshëm në punë, biznes dhe jetë personale.
Ky retreat është pjesë e një trendi global që njihet gjerësisht në shumë vende të botës, ku grupe njerëzish bashkohen për aktivitete që lidhen me sportin, wellness & fitness, motivimin profesional, yoga, ushqimin e shëndetshëm dhe eksplorimin e natyrës. Përvoja e kombinimit të këtyre elementëve sjell një ndjesi të jashtëzakonshme të rikthimit të energjive, të motivimit dhe të ekuilibrit shpirtëror.
Pse është i veçantë ky event?
-
Lokacioni unik – Cornwall dhe Devon, dy prej vendeve më magjike dhe natyrore të Anglisë, të cilat ofrojnë qetësi, bukuri dhe mundësi të pafundme eksplorimi.
-
Publiku i përzgjedhur – rreth 70 sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme, të cilët do të jenë pjesë e këtij rrugëtimi të parë.
-
Ekip multidisiplinar – retreat-i do të udhëhiqet nga një skuadër prej 5 profesionistësh të specializuar në fusha të ndryshme: Trajnerë sportivë dhe të fitness-it, Motivational speakers, Instruktorë yoga, Guida të natyrës, Ekspertë të dietave dhe ushqimit të shëndetshëm etj.
Programi i retreat-it
Gjatë 2 ditëve të plota (e shtunë dhe e diel), pjesëmarrësit do të kenë mundësi të përfshihen në një program intensiv, i mbushur me aktivitete të larmishme dhe tërheqëse:
-
🧘♀️ Seanca Yoga & Mindset Therapy – për qetësim mendor, fokus dhe zhvillim personal.
-
🏃♂️ Sport & Wellness Activities – aktivitete fizike të lehta dhe energjizuese në natyrë.
-
🎤 Spirit Motivation & Personal Growth – prezantime dhe trajnime frymëzuese nga spikerë profesionistë.
-
🍽️ Healthy Food Experience – ushqim i shëndetshëm dhe i balancuar, i përshtatur për energji dhe mirëqenie.
-
🎉 Evening Party & Networking – argëtim dhe lidhje të reja profesionale e sociale.
-
🌄 Guidë turistike në Cornwall & Devon – eksplorim i natyrës dhe vendeve më të bukura të zonës.
Pjesëmarrësit do të qëndrojnë një natë në Cornwall, duke e kthyer këtë eksperiencë në një udhëtim të plotë, fizik, mendor dhe shpirtëror.
Vlera që sjell ky retreat
Shumë studime ndërkombëtare tregojnë se rutina e përditshme, stresi, zhurma e qytetit dhe rrethimi me faktorë negativë ndikojnë drejtpërdrejt në produktivitin në punë, cilësinë e jetës dhe marrëdhëniet personale.
Albanian Power Retreat është krijuar pikërisht për të thyer këtë cikël dhe për të ofruar:
-
✨ Rikthim të energjisë
-
✨ Reduktim të stresit
-
✨ Motivim dhe frymëzim për sezonin e ri të punës
-
✨ Përmirësim të shëndetit fizik dhe mendor
-
✨ Networking me profesionistë të tjerë shqiptarë në Angli
-
✨ Ndryshim pozitiv në mënyrën e jetesës (lifestyle)
Pjesëmarrja dhe vazhdimësia
-
Ky është edicion i parë i Albanian Power Retreat, por evente të tilla do të organizohen çdo 2–3 muaj, duke krijuar një traditë të re për komunitetin shqiptar.
-
Për t’u bërë pjesë e këtij rrugëtimi transformues, pjesëmarrësit duhet të pajisen me kartën “Albanian Union Member” (Professional ose Business), e cila u jep akses në këtë dhe në evente të tjera të ngjashme në të ardhmen.
Albanian Power Retreat nuk është thjesht një event – është një eksperiencë jetësore që do t’ju ndihmojë të rimbushni bateritë, të rigjeni balancën, të ndërtoni lidhje të reja profesionale dhe të përgatiteni për një sezon të mbushur me suksese.
Një përzierje perfekte e sportit, motivimit, natyrës, argëtimit dhe frymëzimit, në një prej vendeve më të bukura të Anglisë.
Host Organizimi: Albanian Union , per detaje kontaktoni ne linkun e regjisterimeve ne faqen www.albanianunion.com – Kategoria Events – Outdoor