Një kërkim i realizuar nga Universiteti i Granadas ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve dhe publikut, pasi sugjeron se konsumi i moderuar i birrës mund të ketë efekte pozitive në shëndetin e trurit.
Sipas studimit, burrat që pinë 1-2 gota birrë në ditë dhe gratë që konsumojnë një gotë përfitojnë nga përmirësimi i qarkullimit të gjakut dhe ulja e inflamacionit në tru.
Ekspertët theksojnë se këto efekte lidhen me polifenolët, komponime natyrale që gjenden në birrë, verë të kuqe dhe çokollatë të zezë. Këto substanca ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave të trurit dhe formimin e neuroneve të reja, duke ulur rrezikun e dëmtimeve kognitive. Në veçanti, birrat e errëta si stout dhe porter përmbajnë nivele më të larta polifenolësh, duke i bërë ato më të pasura në përfitime për trurin.
Megjithatë, studiuesit paralajmërojnë se këto efekte vihen re vetëm nëse birra konsumohet me masë. Konsumi i tepruar i alkoolit vijon të mbetet i dëmshëm për shëndetin, duke shkaktuar probleme me zemrën, mëlçinë dhe sistemin nervor.
Ky studim sjell një qasje të re mbi ndikimin e pijeve të njohura në trupin tonë, duke treguar se moderimi, në çdo rast, është çelësi për një trup dhe mendje më të shëndetshme.
