• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»FASHION»Lëkurë dhe dantellë: Tendenca më sensuale për vjeshtën në Javën e Modës në New York
FASHION

Lëkurë dhe dantellë: Tendenca më sensuale për vjeshtën në Javën e Modës në New York

February 17, 2026No Comments2 Mins Read

Këtë vjeshtë, moda bashkon dy botë të kundërta të fortën dhe të brishtën. Në shumë sfilata të Javës së Modës në New York City, modelet u shfaqën me kombinime provokuese ku lëkura e zezë u ndërthur me dantella delikate, shpesh edhe brenda të njëjtës veshje.

Një nga paraqitjet më të guximshme erdhi nga stilisti LaQuan Smith, i lindur dhe rritur në Queens. Ai prezantoi catsuit-in e tij karakteristik prej dantelle të zezë transparente, një model që e bëri të famshëm vite më parë dhe që është veshur nga yje si Beyoncé, Kylie Jenner dhe Megan Thee Stallion.

Në rreshtin e parë, të ftuarit VIP reflektuan po të njëjtin stil sensual. Modelja dhe aktorja Larsen Thompson veshi një catsuit me korse dantelle, ndërsa Azaryah Milan u shfaq me një pallto të shkurtër lëkure.

Koleksioni përfshinte gjithashtu një pallto të madh prej lëkure, fustane dantelle me korse dhe një fustan lëkure me dantellë transparente në pjesën e pasme një nga pjesët më provokuese të sfilatës.

Edhe stilisti Sergio Hudson prezantoi krijime që kërkojnë kujdes të veçantë. Fustanet dhe pantallonat e tij prej latex-i dhe dantelle të prerë me lazer janë aq delikate sa kërkojnë heqjen e bizhuterive dhe përdorimin e pudrës përpara veshjes. Koleksioni u realizua në bashkëpunim me studion kaliforniane Vex.

Ndërkohë, stilisti italian Nicola Brognano solli energji rock-and-roll për markën 7 For All Mankind, me xhinse të ulëta të kombinuara me xhaketa lëkure dhe fustane të shkurtra me pamje lëkure.

Një interpretim më poetik erdhi nga Joseph Altuzarra, i frymëzuar nga piktori Diego Velázquez dhe regjisorët Pedro Almodóvar dhe Luis Buñuel. Koleksioni i tij ndërthuri xhaketa lëkure me supe të stilit matador dhe funde dantelle Mantilla, duke sjellë një elegancë mesdhetare.

Ndërsa themeluesja e markës Alice + Olivia, Stacey Bendet, u frymëzua nga epoka e pasurisë së skajshme të shekullit XIX, duke modernizuar elemente viktoriane si dantella dhe qëndisjet.

E ftuara e saj, ylli i reality show-t Love Island UK, Jourdan Riane, u shfaq me një kombinim luksoz: xhaketë dantelle Chantilly, lëkurë të ekspozuar dhe një fund të gjatë prej lëkure.

Trend i qartë për sezonin e vjeshtës: kontrastet dominojnë. Lëkura simbolizon forcën dhe rebelimin, ndërsa dantella sjell sensualitet dhe finesë një balancë provokuese që pritet të pushtojë garderobat e sezonit.

Galeria fotografike

Previous ArticleCapital T e konfirmon publikisht lidhjen me Adrola Dushin, publikon fotografi me të në ditën e Shën Valentinit
Next Article Zbulohet prapaskena e James Bond-it të ri: kush po e vendos 007-in?

Related Posts

Të ngrohta, elegante dhe praktike, pantallonat që nuk duhet të mungojnë në garderobën dimërore

November 25, 2026

Kapelja e Vesa Lumes tek Luizi ishte aksesori më i bukur që kemi parë këtë sezon në ekran

November 24, 2026

7 aksesorë bordo që duhet të jenë pjesë e garderobës sonë këtë vjeshtë

November 24, 2026

Katër truke stilimi për të rifreskuar veshjet e dimrit dhe për t’u dukur elegante pa shumë mundim

November 23, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Dory Revolution- Nga pasioni për parukerinë te krijimi i markës së saj
  • Transformimi i 61-vjeçares pas 9 orësh operacion, fotografitë bëhen virale
  • Celine Dion mesazh emocionues në Ditën e Falënderimeve: Zemra ime është e mbushur me mirënjohje!
  • Momenti emocionues në ditën e dasmës, vajza i bën dedikimin e veçantë Genës: Kuptova çfarë adhuroj më shumë tek ti
  • Një histori force dhe guximi, 21-vjeçari me protezë fiton “Dancing With the Stars”
Don't Miss
TREND BUSINESS

Dory Revolution- Nga pasioni për parukerinë te krijimi i markës së saj

Me 20 vite eksperiencë në fushën e parukerisë, Doriana Marku ka ndërtuar një rrugëtim të…

Transformimi i 61-vjeçares pas 9 orësh operacion, fotografitë bëhen virale

November 26, 2026

Celine Dion mesazh emocionues në Ditën e Falënderimeve: Zemra ime është e mbushur me mirënjohje!

November 26, 2026

Momenti emocionues në ditën e dasmës, vajza i bën dedikimin e veçantë Genës: Kuptova çfarë adhuroj më shumë tek ti

November 26, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?