Një lajm i bukur vjen nga familja e ish-kryetares së Kuvendit dhe deputetes Jozefina Topalli. Vajza e saj, Margerita është bërë nënë për herë të tretë.
Vetë Margerita ka ndarë momentin e ëmbël me ndjekësit në Instagram, duke publikuar një foto simbolike ku shfaqen duart e tre fëmijëve të saj të vegjël. Në kyçet e tyre duken verore me inicialet përkatëse, një detaj që ka tërhequr vëmendjen dhe ka emocionuar ndjekësit.
Nga urimet dhe komentet e shumta në postim, zbulohet se pas dy djemve, familja është bekuar këtë herë me një vajzë.
