Milano Fashion Week ka mbledhur emra të njohur të modës dhe showbiz-it ndërkombëtar, mes të cilëve këtë herë ishte edhe moderatorja dhe sipërmarrësja Marina Vjollca.
Ajo mori pjesë në sfilatën e Elisabetta Franchi, ku u shfaq krah bashkëshortit të saj, reperit të njohur Getoar Selimi, i njohur me emrin e artit Ghetto Geasy.
Marina zgjodhi një fustan tërësisht të zi dhe elegant, me pjesën e sipërme të ngushtë dhe jakë të lartë, ndërsa pjesa e poshtme dallohej për voluminozitetin, shtresat e shumta me pala dhe detajet e fryra. Kontrasti mes siluetës së strukturuar në pjesën e sipërme dhe volumit dramatik të fustanit i dha look-ut një pamje të fortë dhe moderne.
Veshjen e kompletoi me syze të zeza, flokët biondë të mbledhur dhe buzëkuq të kuq, duke i dhënë paraqitjes një prekje glam dhe shumë të kuruar.
Në krah të saj, Ghetto Geasy zgjodhi një kostum bezhë, të kombinuar me një bluzë në tonalitet bordo, këpucë kafe dhe syze me xhama në nuancë amber. Një zgjedhje më klasike, por me detaje moderne që i dhanë karakter paraqitjes së tij.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
