Selvije Jao vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, teksa ndan herë pas here momente prekëse në kujtim të Shpat Kasapit. Dhimbja që ajo po përjeton duket se është ende shumë e freskët dhe e thellë.
Së fundmi, ajo ka publikuar një InstaStory ku shfaq një video të Shpatit, e shoqëruar me fjalë prekëse. Në mesazhin e saj, Selvija shpreh hapur mungesën e madhe që ndjen, duke thënë se zemra po i “plas” nga dhimbja.
Ajo gjithashtu tregon se festa e Bajramit këtë vit do ta gjejë vetëm me djalin e tyre të vogël, Roelin, pa praninë e Shpatit, një realitet që e bën edhe më të rëndë këtë periudhë për të.
“M’plasi kjo zemër nga mungesa jote o jetë, sa të vetëm na ke lënë bashkë me Roelin e nuk e di si do vijë festa e Bajramit pa praninë tënde”, ka shkruar ajo.
Ndarja nga jeta e Shpatit ka lënë një boshllëk të madh për të, duke qenë se tani përkujdeset e vetme për djalin trevjeçar. Shpati ndërroi jetë në fund të nëntorit në moshën 40-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër.


