Gazetari Elton Tozaj ka publikuar ditën e sotme një përplasje virtuale të ndodhur mes influenecers së njohur shqiptare Françeska Muratit dhe një tjetër vajze. Referuar postimit të Tozaj, mësohet se debati mes dyshes ka nisur si rrjedhojë e një mesazhi ofenduar që ka mbërritur në profilin e Françeska Muratit.
“Nga -5 deri te -1 sa budallaçkë je?” shkruhet në mesazhin e mbërritur në Dm e Muratit. Kjo e fundit nuk ia ka përtuar ndjekëses të cilët i është përgjigjur me të njëjtën monedhë: Imagjino sa e shëmtuar je, nuk të shef kush me sy hahahahah. Me qenë looser si ti. Ahahahahah. Deka.
Përbri postimit të tij përmes të cilit Topzaj bëri publike përplasjen vitruale mes influenceres dhe një personi tjetër, gazetari ironizon gjuhën e përdorur nga ana e Muratit.
“Më pëlqen komunikimi kaq i ëmbël i influencereve tona me vajzat në Instagram! Dhe për më tepër më vdes kur i thotë s’ti hedh njeri sytë!” shkruan Tozaj.

