Era Istrefi ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, duke publikuar një seri fotografish nga periudha e fundit.
Këngëtarja kosovare ka ndarë disa momente me stile të ndryshme, duke sjellë paraqitje ekstravagante dhe pamje verore.
Në njërën prej fotografive, Era shfaqet me një veshje skenike në ngjyrë rozë, e dekoruar me lule të mëdha të kuqe, ndërsa në një tjetër ka zgjedhur një fustan transparent me pala dhe bisht të gjatë.

Artistja ka marrë vëmendje edhe me një paraqitje me bikini të zeza të dekoruara me gurë, ndërsa në një tjetër fotografi shfaqet me një set në ngjyrë ari, pas miksetës së DJ-it në një skenë buzë detit.
Seria e fotografive ka marrë mijëra pëlqime dhe reagime nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar paraqitjen dhe stilin e artistes.

Era, e njohur për stilin e saj të veçantë dhe paraqitjet e guximshme, edhe kësaj here ka treguar se di të eksperimentojë me veshjet dhe imazhin e saj.
Nga skena te atmosfera verore, artistja ka sjellë një përmbledhje fotografish që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram.
