Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ndarë me ndjekësit pamje nga dasma e vëllait të saj, ku nuk kanë munguar muzika, vallet tradicionale shqiptare dhe emrat e njohur të skenës muzikore.
Në një nga videot e publikuara në rrjetet sociale, Bebe shfaqet duke kërcyer pranë reperit kosovar Ledri Vula, teksa të dy argëtohen nën ritmet e këngës “U Harrum”. Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e fansave, duke treguar atmosferën festive të krijuar gjatë ceremonisë familjare.
Ledri ishte një nga artistët e ftuar për të performuar në dasmë, ndërsa pjesë e programit muzikor ishte edhe këngëtarja Yllka Kuqi, e cila gjithashtu u shfaq në videot e shpërndara nga festa.
Pavarësisht karrierës së saj ndërkombëtare dhe jetës në Shtetet e Bashkuara, Bebe Rexha ka treguar vazhdimisht lidhjen e fortë me prejardhjen dhe kulturën shqiptare.
Dasma e vëllait të saj, e organizuar më 11 tetor, u karakterizua nga elemente tradicionale, muzikë live, tupana dhe valle shqiptare. Në pamjet e publikuara shihen edhe dollarë të shpërndarë në dyshemenë e sallës, një detaj që ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

