• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»“Ndonjëherë kujtohesh që je edhe nënë?” Chiara Ferragni u përgjigjet kritikave për mëmësinë
SHOW BIZ

“Ndonjëherë kujtohesh që je edhe nënë?” Chiara Ferragni u përgjigjet kritikave për mëmësinë

October 14, 2026No Comments2 Mins Read

Chiara Ferragni nuk e ka kaluar në heshtje një koment kritik për jetën e saj si nënë. Sipërmarrësja italiane ka reaguar publikisht pasi një ndjekës e pyeti nëse gjen kohë të kujdeset për fëmijët e saj, duke qenë se udhëton shpesh dhe shfaqet në evente të ndryshme.

“Herë pas here bën edhe rolin e nënës? Je gjithmonë nëpër udhëtime”, i shkroi ndjekësi gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram.

Përgjigjja e Chiara-s ishte e menjëhershme dhe e drejtpërdrejtë.

“Seriozisht? Unë jam gjithmonë nënë, sepse jam nëna e tyre”, u shpreh ajo, duke kundërshtuar idenë se angazhimet profesionale dhe udhëtimet e shpeshta e bëjnë më pak të pranishme në jetën e fëmijëve të saj, Leone dhe Vittoria.

Ajo shpjegoi se, kur nuk është e angazhuar me punën, kalon kohën me fëmijët, ndërsa zbuloi se gjatë javëve të fundit ata e kishin shoqëruar edhe në Madrid dhe Paris gjatë fundjavave. Megjithatë, ajo që e shqetëson më shumë Ferragni-n nuk është vetëm komenti për jetën e saj personale, por mënyra se si shoqëria vazhdon t’i gjykojë gratë që përpiqen të ndërthurin karrierën me mëmësinë.

“A mund të ndalojmë së gjykuari nënat? Është vërtet diçka e prapambetur dhe absurde”, shkroi sipërmarrësja, duke rikthyer në vëmendje standardet e dyfishta me të cilat përballen shpesh gratë që punojnë dhe kanë fëmijë.

Ndërkohë, pas ndarjes nga reperi Fedez, Chiara duket se po përjeton një periudhë të re edhe në jetën sentimentale. Ajo është në një lidhje me José Hernandez, një menaxher kolumbian, me të cilin u lidh dhjetorin e kaluar.

Gjatë verës, sipërmarrësja udhëtoi drejt Kolumbisë për të takuar familjen e partnerit, ndërsa kaloi gjithashtu disa ditë në Peru. Përmes rrjeteve sociale, ajo ndau momente nga ky udhëtim dhe falënderoi familjarët e José-s për mikpritjen dhe ngrohtësinë që i kishin treguar.

Nga ana tjetër, në shtator, disa fotografi të saj dhe veshjet më të gjera nxitën aludimet për një shtatzëni të mundshme. Megjithatë, këto zëra u mohuan nga persona pranë saj.

Previous Article“Për hakmarrje”/ Videot intime të publikuara nga gruaja e Adi Hilës? Gazetarja jep detaje
Next Article Rikthimi i Eli Farës në skenë, menaxheri Demika tregon detaje: Ja çfarë folëm

Related Posts

A do të rikthehet RBD në skenë? Karol G mund të bëjë realitet surprizën e madhe!

November 17, 2026

Fjoralba Ponari përlotet teksa kujton nënën e ndjerë: “Për thuajse një vit nuk e kam parë as në ëndërr”

November 16, 2026

Fifi zbulon si ka ndryshuar jeta pas mëmësisë dhe flet për Adisin: “Djali im e ka një vëlla, nuk do tjetër”

November 16, 2026

Banorja e re e BBVK dikur e dashura e Noizyt, historia e bujshme që bëri zhurmë në showbiz-in shqiptar

November 16, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Ju është mërzitur bjondja? Para se të bëheni brune, provoni një nga këto 4 nuanca
  • Nëntori ka paletën e vet: 6 nuancat e manikyrit që do t’i shohim kudo
  • Këpucët që kombinohen më bukur me xhinset e gjera këtë dimër
  • Kombinimi më elegant i kafes këtë dimër është me këtë nuancë të papritur
  • A do të rikthehet RBD në skenë? Karol G mund të bëjë realitet surprizën e madhe!
Don't Miss
FASHION

Ju është mërzitur bjondja? Para se të bëheni brune, provoni një nga këto 4 nuanca

Ka diçka paradoksale në marrëdhënien tonë me flokët: mund të kalojmë vite duke kërkuar nuancën…

Nëntori ka paletën e vet: 6 nuancat e manikyrit që do t’i shohim kudo

November 17, 2026

Këpucët që kombinohen më bukur me xhinset e gjera këtë dimër

November 17, 2026

Kombinimi më elegant i kafes këtë dimër është me këtë nuancë të papritur

November 17, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?