Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, ka ndarë me ndjekësit një urim të veçantë për motrën e saj, Dianën, me rastin e ditëlindjes. Përmes një InstaStory, këngëtarja ka publikuar një fotografi të së motrës, të cilën e ka shoqëruar me fjalë të ndjera, duke shprehur dashurinë dhe lidhjen e veçantë që i bashkon.
“Gëzuar ditëlindjen për gjysmën time tjetër, motrën e shpirtit tim dhe personin tim përjetë. Pavarësisht se çfarë sjell jeta, ti do të kesh gjithmonë një pjesë të zemrës sime. Të dua përtej fjalëve,” ka shkruar Adelina.
Me këto fjalë të ndjera, këngëtarja ka treguar edhe një herë rëndësinë që motra e saj zë në jetën e saj, duke e shoqëruar ditën e saj të veçantë me një mesazh plot dashuri.
