Një stilim flokësh që këngëtarja Nora Istrefi e ka realizuar para plot 18 vite më parë është rikthyer në vëmendje, pasi Kim Kardashian zgjodhi ta kopjonte po të njëjtin model në tapetin e kuq të “Academy Museum Gala 2026”.
Ngjashmërinë e ka vënë re stilisti i njohur shqiptar i flokëve Kaci, i cili publikoi në Instagram një krahasim mes dy fotove, duke rikujtuar punën e tij të dikurshme me këngëtaren shqiptare.
“Mirëmëngjesi Kosovë, sot u çova e pashë Kimin. Hello @kimkardashian, e para 18 viteve e kom ba me @noraistrefi”, shkroi ai në postimin e tij.
E mesa duket vajzat shqiptare kanë gjithmonë hapa para në stil dhe në modë të cilat tashmë kopjohen nga yjet botërorë.
