Bajame, arra apo lajthi? Kur bëhet fjalë për frutat e thata, zgjedhjet janë të shumta dhe secila ka vlerat e veta ushqyese. Por nëse do të duhej të zgjidhnit vetëm një, cili do të ishte më i shëndetshmi? “Nëse marrim parasysh vlerat ushqyese, shumëllojshmërinë e përdorimeve dhe mundësitë që ofrojnë, do të zgjidhja bajamet,” shpjegon dietologia Janelle Bober.
Edhe dietologia Mara Burroughs është e të njëjtit mendim, duke i konsideruar bajamet ndër frutat e saj të thata të preferuara.
Së pari, bajamet janë një burim i mirë proteinash bimore. Një porcion prej rreth 28 gramë përmban afërsisht 6 gramë proteina, më shumë se shumë fruta të tjera të thata, përfshirë arrat. Ato përmbajnë gjithashtu fibra që ndihmojnë tretjen dhe mund të nxisin zhvillimin e baktereve të dobishme në zorrë, si edhe yndyrna të pangopura, të cilat ndihmojnë për shëndetin e zemrës.
Një tJetër element i rëndësishëm është vitamina E, një antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi. Bajamet janë gjithashtu burim magnezi, mineral që luan rol në rregullimin e tensionit të gjakut dhe nivelit të sheqerit në gjak.

Sa vlera ushqyese kanë bajamet?
Një porcion prej rreth 28 gramë bajame përmban:
164 kalori
6 gramë proteina
14,1 gramë yndyrna
6,12 gramë karbohidrate
3,5 gramë fibra
7,26 mg vitaminë E, rreth 48% e vlerës së rekomanduar ditore
76,5 mg magnez, rreth 18% e vlerës së rekomanduar ditore

Si t’i përfshini në ushqimin e përditshëm?
