• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»HEALTH & BEAUTY»Si mund të parandaloni kancerin e gjirit?!
HEALTH & BEAUTY

Si mund të parandaloni kancerin e gjirit?!

October 3, 2024No Comments2 Mins Read

Kanceri i gjirit, është sëmundja që u merr jetën miliona grave kudo në botë. Për të luftuar këtë sëmundje, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka shpallur muajin tetor, si muajin e luftës kundër kancerit të gjirit. Me një fjongo rozë dhe me më shumë vëmendje ndaj këshillave të mjekëve, mund të shpëtohen jetë.

Fillimi Tetorit nënkupton fillimin e muajit të ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit. Muaji i vetëdijesimit të Kancerit të Gjirit, ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.

Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 femra. Simptoma e parë e dukshme që shfaq kanceri i gjirit është një gungë që ndihet ndryshe nga pjesa tjetër e indeve të gjirit. Më shumë se 80% e rasteve me kancer gjiri janë zbuluar kur femra ndjen një gungë në gji. Kanceri i hershëm i gjirit zbulohen nga një mamografi.

Shumica e simptomave të çrregullimeve të gjoksit,duke përfshirë shumicën e gungave, nuk paraqesin domosdoshmërisht kancer gjiri. Megjithatë, shfaqja e një simptome të re duhet marrë seriozisht në konsideratë nga të dyja palët si pacientët ashtu edhe nga doktorët e tyre, për mundësinë e një kanceri gjiri, ku ky i fundit mund të shfaqet në pothuajse çdo moshë.

Aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme mbi shkaqet e kancerit të gjirit, ndaj, zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet si gurthemeli i kontrollit të kancerit të gjirit. Kur kanceri i gjirit zbulohet herët, dhe nëse diagnoza dhe trajtimi adekuat janë në dispozicion, ekziston mundësia ky kancer të shërohet.

Por si mund të parandaloni kancerin e gjirit?

Përpiquni të minimizoni stresin;
Bëni një jetesë të shëndetshme, bini në peshë, nëse jeni mbipeshë;
Mos harroni se lindja e fëmijës dhe ushqimi me gji janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit tuaj;
Mundohuni të keni një aktivitet të rregullt seksual;
Ushqehuni duke ndjekur një diete të caktuar. Hani ushqime që janë të pasura me vitaminë A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq, kajsi dhe agrume. Është mirë që ato t‘i bëni pjesë të pandashme të dietës suaj ditore.

Previous ArticleSi duhet trajtuar bullizmi në shkollë! Ja disa këshilla!
Next Article Mbesa e mbretëreshës Elizabeth në pritje të fëmijës së dytë!

Related Posts

Proteinat nuk janë trend: Udhëzuesi i saktë i sasisë që ju duhet

November 21, 2026

Cilat janë frutat e thata më të shëndetshme? 3 dietologe bien dakord për të njëjtën përgjigje

November 20, 2026

Nëse flokët po të hollohen me kalimin e moshës, ja ç’mund të bësh për më shumë volum

November 19, 2026

Ju është mërzitur bjondja? Para se të bëheni brune, provoni një nga këto 4 nuanca

November 17, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Kapelja e Vesa Lumes tek Luizi ishte aksesori më i bukur që kemi parë këtë sezon në ekran
  • 7 aksesorë bordo që duhet të jenë pjesë e garderobës sonë këtë vjeshtë
  • Melania Trump nis përgatitjet për Krishtlindje, pema 5.5 metra mbërrin në Shtëpinë e Bardhë
  • Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William në vitin 2027
  • Një vit nga humbja e Shpat Kasapit, familja organizon një mbrëmje të veçantë në kujtim të tij
Don't Miss
FASHION

Kapelja e Vesa Lumes tek Luizi ishte aksesori më i bukur që kemi parë këtë sezon në ekran

Mbrëmjen e djeshme, Vesa Luma ishte e ftuar në intervistën live me Luiz Ejllin, ku…

7 aksesorë bordo që duhet të jenë pjesë e garderobës sonë këtë vjeshtë

November 24, 2026

Melania Trump nis përgatitjet për Krishtlindje, pema 5.5 metra mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

November 24, 2026

Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William në vitin 2027

November 24, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?