• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

British Albanian Chamber of Commerce – Ura Ekonomike mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë

May 31, 2025

Baki Wahsh: Një Histori Suksesi Ndërkombëtare në Investimet në Ar

May 30, 2025

Kjo është arsyeja pse shumica e veturave të reja s’kanë gomë rezervë!

May 2, 2025
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»Si duhet trajtuar bullizmi në shkollë! Ja disa këshilla!
LIFESTYLE

Si duhet trajtuar bullizmi në shkollë! Ja disa këshilla!

October 3, 2024No Comments4 Mins Read

Përmes vetëkorigjimit, monitorimit sa më të gjerë të subjekteve bullizuese, punës edukative, performancës gjithjë në rritje të psikologëve e sociologëve, bashkëpunimit me familjen, do arrihet të amortizohet e zbutet akoma më shumë fenomeni i rrzikshëm e traumatik i bullizmit.

Fenomeni i bullizimit ndodh kudo ku ka prani të theksuar humane. Ka mendime që e lidhin fenomenin edhe me gjenetikën njerëzore, d. m. th. brenda çdo njeriu gjendet prirja për të bullizuar sadopak tjetrin. Dhe nëse kërkon argumenta ose prova për këtë që sapo thashë të orientojnë në kuvendimet e burrave që kur mblidheshin nëpër oda për të kuvenduar, përmes bisedave alegorike (me nënkuptime) shënjestronin prenë që mund të ishte dikush jo shumë i hollë në hedhje-pritjet e batutave.

Po ashtu një tjetër provë që të sjellin në vëmendje mbrojtësit e idesë se bullizimi lind me njeriun është edhe dhuna verbale e jo rrallë fizike që shkëmbejnë mes tyre politikanët e nivelit të lartë që presupozohet të jenë etaloni i sjelljes qytetare apo më keq akoma kur bullizmi i tyre drejtohet për nga shtresa e popullatës.

Bullizmi vihet re edhe në stadiumet e futbollit. Tifozeria vendase agreson jo vetëm me fjalë ekipin kundërshtar apo gjyqtarët e takimit, ose kur lojtarët në mungesë të rezultatit që dëshirojnë të arrijnë të përdorin kartën e dhunës verbale e fizike ndaj kundërshtarëve.

Por le të kthehemi në “fushën tonë”, pra në mjediset shkollore. Fenomeni i bullizimit në shkollat tona ka qenë i pranishëm gjithmonë, edhe para viteve 90, sigurisht nuk njihej me këtë term por shkurt i thonin tallje apo vënie në lojë. Dekada e fundit duhet thënë se ka sjellë një ndërgjegjësim që sa vjen e rritet rreth fenomenit të bullizmit në shkollë. Politikat arsimore të zbatuara në shkollat tona i mëshojnë faktit se mësuesit krahas punës së tyre mësimore duhet të jenë vigjilentë ndaj këtij fenomeni traumatik që vihet re në mjediset shkollore. Po ashtu vendosja e sociologut e psikologut nëpër shkolla e amortizon sadopak fenomenin.

Rastet më të përhapura të bullizimit nëpër shkolla janë ato mes nxënësve, që ndeshet në forma verbale e fizike. Bullizmi verbal ushtrohet përmes nofkave apo epiteteve që lidhen me pamjen e jashtme si p. sh “gjirafë” për vajzat shtatlarta, “xhuxh” për nxënësit që vijnë të shkurtër nga shtati, “gagaç” për ata që ju merret goja, “coftinë” për ata që nuk janë shumë të zhdërvjellët, “syze” për ata që mbajnë gjyslykë në sy, “pikalosh apo kuqo” për ata që e kanë fytyrën e trupin të mbuluar me pika të kuqe (lija e pulës), “llariç” për nxënësit e shëndoshë, “gjalpin” për ata që janë të butë.

Ndërsa bullizmi fizik lidhet me sulmin fizik që pëson zakonisht nxënësi i dobët fizikisht apo i ndrojtur si natyrë, dhe agresioni ndodh kryesisht në oborrin e shkollës, ngaqë është më pak i vëzhguar nga stafi i shkollës.

Një formë tjetër bullizimi është ai elektronik që lidhet me sulmin në rrjetet sociale që agresorët iu bëjnë shënjestrave të tyre përmes shantazhit e presionit të formave të ndryshme e të mirënjohura tashmë.

Bullizmi ndeshet rrallë edhe në familje, ku prindërit, zakonisht baballarë, ushtrojnë dhunë e fyerje të pajustifikuara ndaj fëmijëve të tyre.
Janë raportuar raste bullizimi edhe nga ana e rojeve të shkollave herë nga padija e pakultura përmes të bërtiturave e fyerjeve e herë të qëllimshme nga ana e tyre.

Një lloj bullizmi mund të quhet edhe sulmi që gati të gjithë nxënësit ndërmarrin ndaj bankave, stolave, dyerve, mureve në klasë, ndaj dyshemesë që e mbushin me mbeturina të farave të lulediellit apo mbetjeve ushqimore.

Jo rrallë në mjediset shkollore në nivele jo shqetësuese,flitet edhe për bullizëm të mësuesve ndaj nxënësve. Shpjegimi që të japin këto subjekte që ushtrojnë bullizëm lidhet me efektin boomerang (kundërveprim) që mbart bullizmi.

Mësuesit, nuk duhet harruar se janë qënie njerëzore prej mishi e gjaku e nervash e sado të duruar e kalitur të jenë nga nervat ka momente që kundërveprojnë ndaj agresionit të nxënësit, i cili shfaqet në mosrespektimin e detyrimeve që ka nxënësi gjatë qëndrimit në klasë a në mjediset shkollore si p. sh mungesa e zotërimit të kompetencës qytetare nga ana e nxënësit në formën e zhurmës që shkakton, konsumit të ushqimit gjatë orës së mësimit, përdorimit të celularit, ngacmimit, mungesës së seriozitetit ndaj orës së mësimit e mësuesit, ardhjes i papërgatitur, të folurit pa leje etj.

Në përfundim ajo që duhet theksuar është se përmes vetëkorigjimit, monitorimit sa më të gjerë të subjekteve bullizuese, punës edukative që duhet të njohë akoma rritje, performancës gjithjë në rritje të psikologëve e sociologëve, bashkëpunimit me familjen (si origjinë e shtetit) do arrihet të amortizohet e zbutet akoma më shumë fenomeni i rrzikshëm e traumatik i Bullizmit.

Previous ArticleRobert Ndrenika stërgjysh!
Next Article Si mund të parandaloni kancerin e gjirit?!

Related Posts

Kjo është arsyeja pse shumica e veturave të reja s’kanë gomë rezervë!

May 2, 2025

Spanja bëhet vendi i parë në botë që miraton lejen e paguar për menstruacionet!

May 2, 2025

Vuani nga alergjitë stinore? Ja këshillat e mjekes!

May 1, 2025

Studimi zbulon se plastika e zakonshme në shtëpi, lidhet me mijëra vdekje globale nga sëmundjet e zemrës!

May 1, 2025

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • British Albanian Chamber of Commerce – Ura Ekonomike mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë
  • Baki Wahsh: Një Histori Suksesi Ndërkombëtare në Investimet në Ar
  • Kjo është arsyeja pse shumica e veturave të reja s’kanë gomë rezervë!
  • Është takuar me Gjestin së fundmi? Xheneta sqaron çfarë ndodhi mes tyre!
  • Egli konfirmon ndarjen nga Gjesti! Ja dyshimet nga ndjekësit!
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
AWARDS INTERNATIONAL

British Albanian Chamber of Commerce – Ura Ekonomike mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë

British Albanian Chamber of Commerce – Ura Ekonomike mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë Londër,…

Baki Wahsh: Një Histori Suksesi Ndërkombëtare në Investimet në Ar

May 30, 2025

Kjo është arsyeja pse shumica e veturave të reja s’kanë gomë rezervë!

May 2, 2025

Është takuar me Gjestin së fundmi? Xheneta sqaron çfarë ndodhi mes tyre!

May 2, 2025
Instagram YouTube
© 2025 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?