Aktori Agron Llakaj ka kujtuar në Instagram bashkëshorten me disa fjalë zemre sot në ditën kur bën 6 muaj që është ndarë nga jeta. Llakaj postoi një foto të gruas në Instastory ndërsa shkruan:
“6 muaj sot pa ty e imja Konstandina, na ke lënë syrin me lot, na thau shpirtin pritja”.
Herë pas herë aktori e kujton me mall bashkëshorten, edhe në rrjetet sociale, ku vendos të ndajë me ndjekësit disa dedikime për shoqen e jetës, që u largua shpejt nga kjo botë.
