• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Benita i jep një “shans të dytë” Alba Pollozhanit, në fushë “lë” Ghetto Geasy

June 25, 2026

YouTuberi i njohur amerikan viziton Shqipërinë, takohet me Noizyn: Këtu kam ngrënë ushqimin më të mirë në jetën time

June 25, 2026

Raimonda Bulku: Nuk më shkonte mendja që një produksion si ‘Ferma VIP’ të merrte poezitë e Mozës nga interneti!

June 25, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»EVENTS»Shqipëria feston sot 112 vjetorin e Pavarësisë! Historiku!
EVENTS

Shqipëria feston sot 112 vjetorin e Pavarësisë! Historiku!

November 28, 2024No Comments2 Mins Read

Shqipëria sot feston 112– vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamurit.

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.

Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar. Më 28 Nëntor, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit shqiptar. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.

28 Nëntori i vitit 1912 shënon një kthesë historike për popullin shqiptar, sepse nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.

Shpallja e Pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të monarkive fqinje ballkanike, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë.

Previous Article“Do të kërkojmë drejtësi”! Reagon familja e Liam Payne!
Next Article “Një komb, një flamur”/ Dua Lipa uron në shqip Pavarësinë!

Related Posts

Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar Dhimitër Anagnosti

September 1, 2025

Tërmet i fortë në Afganistan/ Mbi 600 TË VDEKUR e mijëra nën rrënoja

September 1, 2025

Çfarë është “Albanian Power Retreat” ?

August 19, 2025

Shqiptaret e Botës në Një Skenë – Miss Diaspora Mbërrin në Londër

April 16, 2025

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Benita i jep një “shans të dytë” Alba Pollozhanit, në fushë “lë” Ghetto Geasy
  • YouTuberi i njohur amerikan viziton Shqipërinë, takohet me Noizyn: Këtu kam ngrënë ushqimin më të mirë në jetën time
  • Raimonda Bulku: Nuk më shkonte mendja që një produksion si ‘Ferma VIP’ të merrte poezitë e Mozës nga interneti!
  • Trupi perfekt i Dua Lipës i ‘çmend’ të gjithë: dalin fotot e reja nga muaji i mjaltit në Itali
  • Publikisht për herë të parë si çift, Adrola Dushi dhe Capital T në eventin e Maison de Parfum
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

Benita i jep një “shans të dytë” Alba Pollozhanit, në fushë “lë” Ghetto Geasy

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Kampionët e Botës”, në TV Klan, Benita kishte shansin…

YouTuberi i njohur amerikan viziton Shqipërinë, takohet me Noizyn: Këtu kam ngrënë ushqimin më të mirë në jetën time

June 25, 2026

Raimonda Bulku: Nuk më shkonte mendja që një produksion si ‘Ferma VIP’ të merrte poezitë e Mozës nga interneti!

June 25, 2026

Trupi perfekt i Dua Lipës i ‘çmend’ të gjithë: dalin fotot e reja nga muaji i mjaltit në Itali

June 25, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?