Sipërmarrës i suksesshëm, autor librash, filantrop. Energjia, përkushtimi, ambicja dhe besimi për sukses e ka shoqëruar që prej ditës së themelimit të kompanisë tij të parë e deri më sot. 32 vite më pas, Agna Group është kompania numër 1 në FMCG në Shqipëri, ndërkohë që më shumë se 1,600 persona janë të punësuar prej kompanive pjesë të portofolit të investimeve të Vasilit.
Diplomuar për Financë në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Master në Administrim Biznesi (MBA) në Universitetin e New York-ut në Pragë. Ndër vite ka ndjekur dhe ka marrë pjesë në programe të shumta trajnimi mbi zhvillimin personal, shitjet, lidershipin, marketingun, menaxhimin, etj, të zhvilluara nga trajnues të famshëm si: Philip Kottler, Brian Tracy, Jack Canfield, Tony Robbins, John C. Maxwell, Ken Blanchard, Bruce Lipton, Tom Hoping, etj.
Vasili është themelues dhe kryetar i Bordit Drejtues të “Agna Leadership Academy”. Ai lekton dhe trajnon për tema si: lidership, menaxhim, komunikim, mentalitet pozitiv, shitje, marketing, etj.
Përvojën dhe njohuritë e tij i ka sjellë si autor dhe bashkëautor në nëntë libra që trajtojnë tema të rëndësishme për suksesin në biznes dhe jetën personale, si: “Sjelljet e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim”, “Është rruga jonë, rruga drejt suksesit”, “Vlerat bazë dhe bindjet për sukses”, “Si të bëhesh profesionist në shitje”, “Komunikimi dhe puna në skuadër”, “Menaxhimi i kohës dhe vetëdisiplina”, “Mendimi pozitiv dhe vetëbesimi”, “Roli i marketingut dhe kreativiteti”, “Ligjet e suksesit dhe burimet njerëzore”. Sot, si sipërmarrës, si themelues dhe CEO i Agna Group, si ideator, krijues dhe lektor në Agna Leadership Academy, si trajnues i mbi 16,000 personave, dëshirat dhe ëndrrat shkojnë përtej arritjes personale. Sfida e brendshme e Vasilit është të kontribuojë për ta bërë komunitetin ku jetojmë çdo ditë, një vend më të mirë.
Pas 32 vitesh përvojë në biznes, por edhe investimi të parreshtur në njohuri, me besimin e patundur tek rëndësia e të qënit nxënës i përjetshëm çdo ditë dhe prej kujtdo, e kryesisht prej mësuesve më të mirë rajonalë e botërorë, Vasil Naçi ka zgjedhur të kontribuojë dhe ndajë me publikun e gjerë eksperiencën dhe mësimet e tij në biznes dhe në jetë, si mënyra më e çmuar dhe me rezultat afatgjatë për suksesin e çdo individi dhe organizate. Për këtë, që prej vitit 2016 ka krijuar dhe zhvillon programin e trajnimit motivues “Rruga Drejt Suksesit” me mbi 16,000 pjesëmarrës.
Rruga Drejt Suksesit”, ky program tre ditor plot energji pozitive, dinamizëm, informacion dhe shembuj motivues, ofroi një mundësi unike për pjesëmarrësit për të modeluar të ardhmen mbi parime të provuara për suksesin në jetën personale dhe profesionale. Çdo sekondë e këtij programi tre ditor mbart nivelin më të lartë të energjisë. Dedikuar të gjithë atyre që aspirojnë për më shumë rritje dhe që besojnë te potenciali i pafundëm njerëzor, “Rruga Drejt Suksesit” ishte vendi i duhur për të nisur rrugëtimin drejt suksesit, apo për të hedhur një tjetër hap drejt arritjes së rradhës.
Dedikuar atyre që dëshirojnë të jenë fitues në çdo sfidë, e ta cojnë veten në një nivel më të lartë. Kohërat që jetojmë janë sa sfiduese aq edhe emocionuese. Për të arritur më shumë, rruga e vetme është investimi tek rritja e vetes. Ndaj “Rruga Drejt Suksesit”, vijon pa u ndalur SI NJË MUNDËSI UNIKE për të konsoliduar mendësinë dhe hapat e duhur për sukses në jetë. Tre ditë dedikuar transformimit tuaj, me synim rritjen e cilësisë së jetës dhe arritjen e ëndrrave tuaja. Sfidoni gjendjen aktuale dhe synoni majat e potencialit tuaj!“Rruga drejt suksesit” është një program i përvitshëm trajnimi me më shumë se 12,500 pjesëmarrës që prej vitit 20I6, i organizuar si pjesë e përgjegjësisë sociale dhe kontributit për komunitetin. Ideuar si event-trajnim përjetues, ky program u krijua pas kërkesave të shumta nga individë dhe pjesëtarë të komuniteteve pranë biznesit dhe sipërmarrjeve lokale, për të përfituar nga njohuritë, modelet dhe praktikat e suksesshme të krijuara dhe trajtuara gjatë aktivitetit të Agna Leadership Academy .Duke kapërcyer sfidat me të cilat përballet i gjithë globi, “Rruga drejt suksesit” vjen në një format të ri. Tashmë “Live” në versionin online, cilido prej nesh, në çdo skaj të botës, në komoditetin e ambjentit ku ndodhen, mund të përfitojë nga vlera që “Rruga drejt suksesit” sjell. Suksesi nuk është i rastësishëm. Rritja e njohurive dhe zbatimi rigoroz i tyre, do të sjellë ndryshime të mëdha në cilësinë e jetës dhe në arritjen e objektivave. Ndaj suksesi në jetën personale dhe në biznes arrihet nëse kultivojmë bindjet progresive, motivimin e vazhdueshëm, harmoninë me veten, familjen dhe organizatën, si dhe sigurojmë mjetet e sistemet e duhura për progrès të vazhdueshëm.“Rruga drejt suksesit” është një program unik, i cili mundëson rritjen e kontrollit mbi fushat më të rëndësishme të jetës, që nga shëndeti, emocionet, marrëdhëniet, karriera, financat, e deri tek manaxhimi i kohës. “Rruga drejt suksesit” përmbledh në 3 ditë, dhjetra vite përvojë, mësime, suksese dhe praktikat më të mira botërore.“Rruga drejt suksesit” ka potencialin të transformojë rrënjësisht përvojën e çdo dite të jetës suaj. “Rruga drejt suksesit” do t’ju nxisë që të kërkoni më shumë nga jeta, duke u orientuar drejt zhvillimit personal dhe profesional, duke kuptuar se “magjia” ndodh vetën nëse çlirohemi nga “vargonjtë” e bindjeve penguese, fillojmë të veprojmë dhe jetojmë sipas potencialit të vërtetë.Në event-trajnimin “Rruga drejt suksesit” ju do të njiheni me disa nga arsyet pse mendoni, ndjeni dhe silleni ashtu siç bëni tani. Ky program synon të ndihmojë këdo që dëshiron më shumë nga jeta. Jo gjithmonë e keni në dorë atë që të ndodh në jetë. Gjithsesi jeni ju ata që kontrollojnë totalisht sa ndikim do t’i lejoni realitetit të ketë në jetën tuaj, tani apo edhe në të ardhmen. Nëse dikush investon vazhdimisht tek vetja, qartëson ëndrrat e tij, ka dëshirë, ka arsye të forta, vetëbesim dhe përkushtohet ta jetojë jetën ashtu siç e imagjinon, herët ose vonë do t’ia dalë ta arrijë suksesin. E gjitha nis brenda vetes tonë.Nuk ka kohë më të mirë se TANI, për të nisur apo fuqizuar rrugëtimin tuaj drejt një jete siç e dëshironi.
Çdo njeri ka potencialin për t’u bërë ekspert në diçka. Sekreti qëndron në gjetjen e dhuntive të lindura dhe punën për t’i zhvilluar ato”- citon z. Naçi.