• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»“Nuk e kuptoja përgjegjësinë e postimeve të mia”, Megi Pojani kërkon falje për videon në varreza
SHOW BIZ

“Nuk e kuptoja përgjegjësinë e postimeve të mia”, Megi Pojani kërkon falje për videon në varreza

April 25, 2023No Comments2 Mins Read

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet pa komplekse dhe që jo pak herë ka ngjallur debat me deklaratat apo sjelljet e publikuara prej saj në rrjetet sociale.

Së fundmi virale është bërë një video e saj teksa pastron varrin e stëegjyshes së saj por njëkohësisht bën dhe batuta dhe sjellje që për disa janë komentuar si të turpshme dhe ofenduese për një vend si varrezat.

E ftuar sot në “Wake Up”, Megi tregon si qëndron e vërteta dhe kërkon falje publike për herë të parë për të gjithë ata që janë prekur nga kjo video.

“Video ka 3 vite që është bërë. Unë jam zgjuar në mëngjes me të gjithë çmendurinë që po ndodhte gjithandej nëpër rrjetet sociale, nëpër portale dhe unë nuk kam guxuar ta hap videon dhe të them të drejtën kjo më ndodh shumë herë, me shumë materiale që mund të publikohen, thjesht refuzoj t’i shikoj. Unë kam kërkuar ndjesë për këtë video sepse ka një tranzicion që unë kam ndjekur si personazh e si njeri. Unë kam filluar të postoj në rrjetet sociale shumë vite më para dhe nuk e kuptoja atë herë as përgjegjësinë e të paturit një platformë sociale, pra e shfrytëzoja thjesht për t’u argëtuar.

Unë i kërkoj falje njerëzve që dhimbjen e humbjes së njeriut të dashur e kanë të freskët. I kërkoj falje njerëzve që akoma nuk e kanë kaluar atë tronditjen e madhe dhe dhimbjen e madhe të mos paturit më pranë një njeri që e kanë dashur fort. I kërkoj falje dhe atyre njerëzve që janë të ndjeshëm në atë vend. Por më duhet të shpjegoj diçka për mënyrën se si unë e kam parë këtë gjë dhe pse e kam bërë”, u shpreh ajo.

Previous ArticleYlli i “Harry Potter” bëhet baba për herë të parë
Next Article Dua Lipa konfirmon lidhjen me ish-partnerin e Rita Orës

Related Posts

Ana e jashtëzakonshme e Elizabeth Taylor: Falte dashuri për pacientët me AIDS kur bota i braktiste

November 11, 2026

Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, kësaj radhe me një qafore të artë

November 11, 2026

“Po humbisja kontaktin me realitetin”, Françeska rrëfen periudhën e vështirë

November 11, 2026

Ish-banorja e BBVA 5 së shpejti në televizion? Brikena Selmani hedh dyshime

November 11, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Hotel Restaurant Jezerca- Një vend për t’u shijuar në zemër të Thethit
  • Glass Art Construction-Arkitekturë që tejkalon pritshmëritë
  • Ana e jashtëzakonshme e Elizabeth Taylor: Falte dashuri për pacientët me AIDS kur bota i braktiste
  • Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, kësaj radhe me një qafore të artë
  • Balenciaga bën histori, për herë të parë një grua merr drejtimin e shtëpisë së modës
Don't Miss
TREND BUSINESS

Hotel Restaurant Jezerca- Një vend për t’u shijuar në zemër të Thethit

Thethi është një nga destinacionet më të bukura malore të Shqipërisë dhe Hotel Restaurant Jezerca…

Glass Art Construction-Arkitekturë që tejkalon pritshmëritë

November 12, 2026

Ana e jashtëzakonshme e Elizabeth Taylor: Falte dashuri për pacientët me AIDS kur bota i braktiste

November 11, 2026

Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, kësaj radhe me një qafore të artë

November 11, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?