Filmi i ri i Jennifer Lopez “The Mother” u publikua pak kohë më parë dhe “theu” një rekord në Netflix, pasi u shikua për 83.71 milionë orë gjatë fundjavës së parë të publikimit.
Në fakt, ky është një numër veçanërisht i rëndësishëm, pasi Netflix liston statistikat për javën nga 8 maji deri më 14 maj, me filmin që do të dalë vetëm më 12 maj.
Kështu “The Mother” ia kaloi “Luther: The Fallen Sun” që u publikua shkurtin e kaluar dhe kishte grumbulluar 65.92 milionë shikime.