Dea Mishel dhe Krist Aliaj janë përfolur shumë pas daljes nga BBV se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se shoqëri.
Ata janë takuar shpesh dhe kanë kaluar kohë me njëri-tjetrin.
Por më pas ata e mohuan këtë gjë dhe u shprehën se nuk ka asgjë mes tyre dhe se janë vetëm miq dhe kolegë.
Ditën e sotme Kristi ka zhvilluar një “Ask” me ndjekësit e tij dhe ndalet edhe tek kjo çështje.
Njëra nga fanset i shpreh Kristit mërzinë për faktin se mes dyshes nuk ka lindur një romancë, e nga ana tjetër Kristi i shpreh keqardhjen për këtë zhgënjim.
Në këtë mënyrë dyshja duket se vulosi njëherë e mirë çdo pikëpyetje.