• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»Tik Tok ndryshon kushtet. Si të fitoni para përmes videove!
LIFESTYLE

Tik Tok ndryshon kushtet. Si të fitoni para përmes videove!

January 17, 2024No Comments3 Mins Read

Kur Tik Tok u hap në vitin 2020, videot në këtë platformë ishin të shkurtra dhe përdoreshin fillimisht për argëtim, pasi Covid-19 izoloi botën. Papritur, Facebook, Instagram, YouTube dhe platforma të tjera sociale tentuan të kopjojnë kontektin, për të krijuar po ashtu video me minutash më të shkurtra, që do të shfaqeshin vertikalisht. Kjo kthesë e papritur e këtyre rrjeteve sociale, erdhi me synimin për të arritur popullaritetin e TikTok, veçanërisht tek adoleshentët. Por 4 vite më pas, Tik Tok, ka ndryshuar platformën sërish, duke hequr dorë nga videot origjinale, duke i shtyrë përdoruesit të shohin video më të gjata. Pra, përdoruesit duhet të hedhin në rrjet, video më të gjata se një minutë, nëse duan të paguhen nga aplikacioni. Zhvendosja e TikTok drejt përmbajtjes më të gjatë është në një farë mënyre një përmbysje e fatit, ai tani po ndjek kolegët e tij në një format përmbajtjeje që shpesh është më fitimprurës.

Strategjia gjithashtu mund të inkurajojë përdoruesit të shpenzojnë edhe më shumë kohë në një aplikacion që adoleshentët e përdorin pothuajse vazhdimisht. Por disa krijues të TikTok nuk e kanë pritur mirë këtë lëvizje, pasi sipas tyre, videot e popullarizuara do të zhduken, si pasojë e kohës së gjatë.

“Unë nuk kam gjithmonë përmbajtje, prej një minute,” tha Nikki Apostolou, një krijues i TikTok me afro 150,000, i cili publikon video në lidhje me historinë dhe kulturën e Amerikës vendase në aplikacion.

Zëdhënësi i TikTok, Zachary Kizer deklaron se kompania ka zhvilluar Programin e ri të Kreativitetit, bazuar në mësimet dhe reagimet e konsumatorëve në rrjet.

“Ndërsa vazhdojmë të zhvillojmë mënyra të reja për të shpërblyer krijuesit dhe për të pasuruar përvojën e TikTok, ne vlerësojmë reagimet e drejtpërdrejta nga komuniteti ynë”, deklaroi ai.

Strategjia afatgjatë e TikTok!

Gjatë tre viteve të fundit, TikTok ka shfaqur në mënyrë të qëndrueshme aftësinë për të postuar video më të gjata në aplikacion, duke rritur kufirin kohor nga një minutë në video tre, pesë dhe përfundimisht 10 minuta. Platforma tani po teston ngarkimet 15 minutëshe, megjithëse ato nuk janë gjerësisht të disponueshme. Muajin e kaluar, platforma informoi krijuesit për Programin e ri të Kreativitetit, të cilët duhet t’i bashkohen nëse dëshirojnë të paguhen nga TikTok për përmbajtjen. Sipas programit të ri, krijuesit mund të fitojnë pagesa nga aplikacioni për video më të gjata se një minutë që plotësojnë një sërë kriteresh të tjera. TikTok ka promovuar programin për krijuesit duke theksuar se videot më të gjata se një minutë inkurajojnë shikuesit të shpenzojnë më shumë kohë në përmbajtjen e tyre dhe të ndërtojnë besim.

Previous ArticleMbretëresha Elizabeth la një letër në shtratin e vdekjes për djalin e saj!
Next Article Dieta mesdhetare shpallet më e mira për 2024!

Related Posts

5 punime që duhet të bësh në shtëpinë e re para se të shpërngulesh

November 20, 2026

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

November 10, 2026

Pse lavatriçja mban erë të keqe edhe pas larjes? Gabimi i zakonshëm që bëjnë shumë familje

November 9, 2026

E dije? Mënyra si vendos letrën higjienike mund të zbulojë këtë për personalitetin tënd

November 6, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • OKO Group Albania – Nga pajisjet profesionale te zgjidhjet për gastronominë
  • AAR Consulting GmbH-Shërbime financiare dhe konsulencë profesionale
  • Everest Shpk- Një emër që bashkon industrinë dhe ndërtimin
  • Art Gent Furniture-Përtej mobilimit, aty ku idetë marrin formë
  • Proteinat nuk janë trend: Udhëzuesi i saktë i sasisë që ju duhet
Don't Miss
TREND BUSINESS

OKO Group Albania – Nga pajisjet profesionale te zgjidhjet për gastronominë

Në një industri ku cilësia dhe funksionaliteti bëjnë diferencën, pajisjet dhe zgjidhjet e duhura janë…

AAR Consulting GmbH-Shërbime financiare dhe konsulencë profesionale

November 21, 2026

Everest Shpk- Një emër që bashkon industrinë dhe ndërtimin

November 21, 2026

Art Gent Furniture-Përtej mobilimit, aty ku idetë marrin formë

November 21, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?