TREND EXCELLENCE – “LAZDROHU N’FERME”
Perzgjedhur ne kategorine e “BUSINESS CREATIVE” ne “Awards Business Trend Kosova 2024”
“Awards Business Trend Kosova 2024” është evenimenti i vlerësimit të bizneseve dhe subjekteve më të pëlqyera në Kosovë dhe jashte saj për sezonin 2023 – 2024. Evenimenti po realizohet për herë të parë në Kosovë dhe për herë të 7-të në Shqipëri. Pas fushatës disa mujore të sondazheve të realizuara në 3 rryma të ndryshme, tashmë ambasadorët që përfaqësojnë ngjarjen më të madhe të biznesit në Kosovë, kanë dhënë mendimet e tyre për bizneset dhe personazhet më të pëlqyera për sezonin 2023 – 2024. Juria profesionale e përbërë nga “Trend Ambassador” në emrat e shquar: Albina Kelmendi – Labinot Krasniqi, Teuta Krasniqi – Sellma Kasumoviq – Agnesa Vuthaj – Ilir Geci – Blerona Zeqiri – Arian Zeka – Shemsije Dermaku – Bedri Kasumi & Kushtrim Ajvazi – Lena Krasniqi – Arian Idrizaj – Alban Zogjani – Agim Shanini. Ekipi Trend Ambassador 2024 shpreh vlerësimet maksimale për subjektet e perzgjedhura ne maratonen e publikimeve te tyre ”. Kliko: https://www.youtube.com/watch?v=V50sf73LUk8&t=3s
Lazdrohu n’Ferme
Qendra jonë është e hapur dhe për fëmijët me zhvillim të dobët motorik dhe fëmijët e diagnostifikuar me ADHD (Attention Deficit Hyperactivity Disorder).
Në Lazdrohu ne kemi krijuar një mjedis adekuat për të ushtruar aktivitete fizike për të gjithë fëmijët dhe të trajtohen të barabartë.
Në Lazdrohu ne kemi krijuar një mjedis adekuat për të ushtruar aktivitete fizike për të gjithë fëmijët dhe të trajtohen të barabartë.
Qendra jonë është e hapur dhe për fëmijët me zhvillim të dobët motorik dhe fëmijët e diagnostifikuar me ADHD (Attention Deficit Hyperactivity Disorder).
Në Lazdrohu ne kemi krijuar një mjedis adekuat për të ushtruar aktivitete fizike për të gjithë fëmijët dhe të trajtohen të barabartë.
Qëllimi jonë është jo vetëm që të ndikojmë në zhvillimin e përgjithshëm të fëmijëve, por edhe të promovojmë vendet e bukura të Kosovës tek fëmijët dhe ti edukojmë ata se si ta duan dhe ta ruajnë natyrën.
Ecja dhe aktivitetet në natyrë janë një formë e mirë për t’i bërë fëmijët të përjetojnë jo vetëm botën e egër, por edhe vetën e tyre.
Adresa
Rr. “Gazmend Zajmi”, Prishtinë.
Regjistrimi i Fëmijëve
Qendra jonë është e hapur për fëmijët nga mosha 4—12 vjeç.
Founder
Rinor Zuka
I diplomuar në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës. Ai filloi të luante futboll në moshën 7 vjec dhe e pëlqeu atë që atëherë madje duke ndjekur një rrugë profesionale si futbollist. Ka qenë futbollist i dualluar për grupmosha.
Ai i do fëmijët dhe ka punuar me fëmijët si vullnetar në shumë aktivitete. Fëmijëve u pëlqen të jenë pranë tij dhe atij i pëlqen të jetë pranë tyre, ndërthurja e këtij pasioni për punën së bashku me dashurinë për sportin e bën atë një trajner perfekt të Lazdrohut.
Rita Hajdini
E diplomuar në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës. Rita ishte një atlete profesionale. Ajo ia kushtoi një pjesë të madhe të jetës për të qenë një atlete e standardeve të larta dhe ka pas arritje të jashtëzakonshme në gara që nga mosha 10 vjeçare atëherë kur dhe filloi karierën e saj si atlete. Ka garuar në shumë Kampionate Kombëtare dhe Ndërkombëtare, dhe njëherësh i mbanë tri rekorde shtetërore dhe është shpallur Atletja më e mirë e Vitit disa herë në Kosovë.
Ajo ka punuar me fëmijë për shumë vite si vullnetare në shumë aktivitete. Fëmijëve u pëlqen të jenë pranë saj dhe asaj i pëlqen të jetë pranë tyre, ndërthurja e këtij pasioni për punën e saj së bashku me dashurinë për sportin e bënë atë një trajnere adekuate të Lazdrohu.
Project Coordinator
Doruntinë Shala
E diplomuar në Fakultetin Ekonomik, departamenti Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin e Prishtinës. Aktualisht është studente në nivelin Master në po të njejtin drejtim. Përvoja e saj profesionale gjatë studimeve në shkrimin e projekteve dhe raporteve të ndryshme, si dhe vullneti i saj për punën bënë që ajo të jetë Kordinatore e Qendrës Sportive dhe Rekreative për fëmijë “Lazdrohu”. Dashuria e saj për fëmijët dhe raporti i afërt me ta e bëjnë atë që të jetë ende më kreative në shkrimin e projekteve dhe njëherësh hulumtimin për gjetjen e projekteve të reja të Qendrës.