Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe partneri i saj, Eduart Grishaj festojnë ditëlindjet e tyre sot më 7 maj. Në këtë ditë të veçantë, Arbana ka zgjedhur fjalët më të bukura për ta uruar regjisorin dhe babain e fëmijëve të saj.
“Gëzuar ditëlindjen shpirti im binjak, shoku im më i mirë, një baba i kujdesshëm, një partner besnik, një regjisor i talentuar dhe një këngëtar, balerin dhe futbollist i madh.
Çfarë bekimi je. Jam shumë me fat që ndaj ditëlindjet tona dhe këtë udhëtim të madh të quajtur jetë, me ty. Të dua”, shkruan Arbana.