Kombinimi i vakteve të shëndetshme, ushtrimeve të rregullta dhe një plani të menduar mirë për të humbur peshë mund të mos jetë i mjaftueshëm për t’ju ndihmuar të hiqni kilogramët e tepërt. Preferencat tuaja të ndryshme si për shembull mania mbas sportit apo palestrës, apo edhe përzgjedhja e rrobave mund të ngadalësojë ndjeshëm humbjen në peshë.
Ju injoroni vaktin e drekës
Disa njerëz e kapërcejnë vaktin e drekës sepse besojnë se kjo do i ndihmojë të humbasin peshë. Disa të tjerë janë thjesht shumë të zënë dhe harrojnë të hanë. Kjo do ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe të stresuar, gjë që do ju shtojë dëshirën për të ngrënë ushqime jo të shëndetshme.
Shmangni karbohidratet dhe yndyrnat.
Sakrifikimi i ushqyesve të tjerë për më shumë proteina mund të rezultojë në probleme me zemrën, një sistem imunitar të dobësuar dhe mungesë të vitaminave. Përveç kësaj, mungesa e karbohidrateve të mjaftueshme dhe yndyrnave të shëndetshme në vaktet tuaja çekuilibron dietën tuaj dhe çon në shtim në peshë.
Ju jeni shumë i ashpër me trupin tuaj.
Ushtrimet e rregullta jo vetëm që ju ndihmojnë për të arritur një trup të shëndetshëm, por është gjithashtu një mënyrë e mahnitshme për të ulur nivelin e stresit. Sidoqoftë, nëse ushtroheni shumë mund të rritet niveli i kortizolit. Kjo bën që trupi juaj të ruajë më shumë yndyrë dhe të dëshirojë më shumë ushqim. Rekomandohet të bëni rreth 150 minuta aktivitet të moderuar aerobik në javë.
Preferoni të qëndroni në shtëpi.
Nëse nuk e ekspozoni trupin tuaj në dritën natyrore çdo ditë, mund të ruani gjithnjë e më shumë yndyrë. Sipas një studimi, kur drita e ditës depërton në lëkurën tonë, ajo arrin qelizat dhjamore. Kështu fillon e ruhet më pak yndyrë sepse pikat e lipideve zvogëlohen dhe lirohen nga qeliza. Kështu që përpiquni të dilni jashtë dhe të merrni dozën tuaj të shëndetshme të dritës natyrore.