• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Leka zyrtarizoi marrëdhënien me fotografen, media britanike: Shënon fundin e një kapitulli me Elian!
SHOW BIZ

Leka zyrtarizoi marrëdhënien me fotografen, media britanike: Shënon fundin e një kapitulli me Elian!

September 25, 2024No Comments2 Mins Read

Princ Leka ka zyrtarizuar lidhjen me Blerta Celibashin, partneren e tij të re, shtatë muaj pas ndarjes nga gruaja e tij prej tetë vitesh. 42-vjeçari ndau në Instagram, foto krah fotografes Blerta Celibashi, nga darka gala që synonte forcimin e lidhjeve mes sipërmarrësve shqiptarë dhe amerikanë. Zyrtarizimi vjen pasi Leka dhe Elia Zaharia, të cilët u martuan në vitin 2016 dhe janë prindër të vajzë së tyre, Geraldinë, njoftuan ndarjen në janar.

Leka zyrtarizoi marrëdhënien me fotografen, media britanike:

Ndarja e tyre çoi në një seri ngjarjesh, ku dyshja morën urdhër-mbrojtje pas një sherri mes tyre në pallatin mbretëror. Leka dhe Blerta pas zyrtarizmit të romancës, ndanë foton romantike, të kapur për dore para kamerës. Blerta mban një llogari private në Instagram, por ka një profil biznesi që shfaq punën e saj si fotografe, ku numëron mbi 30 mijë ndjekës.

Leka zyrtarizoi marrëdhënien me fotografen, media britanike:

“Kjo shënon fundin e një kapitulli për Lekën dhe Elian, dhe pavarësisht se ishte pretendues për një fron që nuk ekziston pas shpërbërjes së monarkisë shqiptare në 1943, princi dhe ish-bashkëshortja e tij magjepsëse kishin fituar zemrat e publikut që nga momenti kur ata u martuan 8 vjet më parë”, shkruan Daily Mail.

Mbi 20 familje mbretërore nga e gjithë bota, duke përfshirë Princin Michael të Kentit, i cili është kushëriri i dytë i mbretit Charles morën pjesë në ceremoninë luksoze. Elia dhe Princ Leka e quajtën vajzën e tyre Geraldinë, në nder të stërgjyshes së sa, Mbretëresha Geraldinë, e cila vdiq më 22 tetor 2002. Mbretëresha Geraldinë ishte e martuar me Mbretin Zog I, i cili ishte monarku i parë i Shqipërisë pasi fitoi pavarësinë nga Perandoria Osmane, por u largua nga atdheu i tij në 1939 kur fashistët e Italisë pushtuan shtetin ballkanik.

Pavarësisht se monarkia ishte shpërbërë, djali i Zogut Mbreti Leka I mbeti kreu i Shtëpisë së Zogut dhe pretendues i fronit deri në vdekjen e tij në 2011 dhe u pasua nga djali i tij i vetëm, Leka II.

Princi i Kurorës, ndoqi Kolegjin Ushtarak Mbretëror Sandhurst dhe ka punuar si këshilltar i presidentit të Shqipërisë. Duke qenë se Leka II aktualisht nuk ka djem, trashëgimtari i tij aktual është Skënder Zogu, kushëriri i tij i parë. Princi ka punuar edhe si këshilltar në Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Brendshme dhe Zyrën e Presidentit Shqiptar, ndërsa Elia në Teatrin Kombëtar Shqiptar.

Previous ArticleLëngu i kumbullës, ilaç bimor!
Next Article Zbulohet një varrezë historike e periudhës helenistike dhe mesjetare!

Related Posts

Anxhela Peristeri zbulon se është në një lidhje dashurie prej vitesh: Jemi shumë mirë në guaskën tonë

November 21, 2026

Fifi rikthehet në Prishtinë, zbulon datën e konceritit “Me laps e letër”: Mezi po e pres …

November 21, 2026

Vesa dhe Big Basta flasin për thashethemet e ndarjes dhe zgjerimin e familjes: Duam t’i bëjmë Liamit një motër ose vëlla

November 21, 2026

Meghan Markle përballet me një tronditje të rëndë familjare pas arrestimit të të atit: Është e shkatërruar

November 20, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • OKO Group Albania – Nga pajisjet profesionale te zgjidhjet për gastronominë
  • AAR Consulting GmbH-Shërbime financiare dhe konsulencë profesionale
  • Everest Shpk- Një emër që bashkon industrinë dhe ndërtimin
  • Art Gent Furniture-Përtej mobilimit, aty ku idetë marrin formë
  • Proteinat nuk janë trend: Udhëzuesi i saktë i sasisë që ju duhet
Don't Miss
TREND BUSINESS

OKO Group Albania – Nga pajisjet profesionale te zgjidhjet për gastronominë

Në një industri ku cilësia dhe funksionaliteti bëjnë diferencën, pajisjet dhe zgjidhjet e duhura janë…

AAR Consulting GmbH-Shërbime financiare dhe konsulencë profesionale

November 21, 2026

Everest Shpk- Një emër që bashkon industrinë dhe ndërtimin

November 21, 2026

Art Gent Furniture-Përtej mobilimit, aty ku idetë marrin formë

November 21, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?