• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Çfarë po ndodh mes Yasemin Yazıcı dhe Onur Tuna? Aktorja reagon për herë të parë

July 24, 2026

Jennifer Lopez zbulon dobësinë e saj te meshkujt: Nuk ka lidhje me paratë

July 24, 2026

Lori Hoxha bën daljen e parë publike pas lindjes së djalit plot elegancë

July 24, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»Çfarë kërkon Musk nga Donald Trump!
LIFESTYLE

Çfarë kërkon Musk nga Donald Trump!

October 23, 2024No Comments4 Mins Read

Zander Mundy ndodhej në zyrën e tij kur dëgjoi lajmin se miliarderi Elon Musk po mbante një fjalim në Folsom, në shtetin amerikan të Pensilvanisë.

“Kur është djali më i pasur në botë?”, kjo ishte pyetja që i bëri vetes Mundy, sapo dëgjoi lajmin.

Me një popullsi prej pak më pak se 9,000 njerëz, Folsom është një vend i qetë. Banorët zakonisht i shmangen të folurit hapur për politikën e tyre. 21-vjeçari Mundy, i cili punon në në një kompleks apartamentesh, pranon se nuk kishte në plan të votonte në zgjedhjet e nëntorit.

Por sapo pa turmën, ndjeu entuziazmin dhe vendosi të merrte pjesë në fjalimin që po mbante Musk. Në kohën kur u largua nga shkolla, ai kujton se ishte anuar më shumë nga Donald Trump sesa nga Kamala Harris.

“Nëse dikush ju thotë se këto janë zgjedhjet që do të vendosin të ardhmen tonë, jo vetëm se kush do të jetë president për katër vitet e ardhshme, por si do të jetë bota. Unë mendoj se është shumë më shumë,” tha ai për BBC.

“Kjo ka rëndësi. Kjo është e rëndësishme”, shtoi ai.

Musk, i cili deri më parë përmendej si gjeni teknologjik, tani është zotuar për besnikëri të plotë ndaj Trump. 53-vjeçari ka investuar kohën e tij, njohuritë operacionale dhe xhepin, që Trump të dalë fitues në këtë garë presidenciale. Një gjë e rrallë në elitën e biznesit të vendit që tradicionalisht preferon të ndikojë në politikë përmes prapaskenës. Është një qasje që është krejtësisht e ndryshme nga CEO-t, tradicionalë, ku shumë prej të cilëve janë njohur për darkat e shtrenjta, mbledhjen e fondeve ose pritjen e donatorëve në shtëpitë luksoze në Hamptons.

Komiteti i Musk që mbështet Trump, America PAC ka shpenzuar deri më tani, më shumë se 119 milion dollarë (91.6 milion £). Për më tepër, vetë kontributet e Musk e bëjnë atë një nga donatorët më të mëdhenj individualë në garën presidenciale.

Investimi personal i Musk në fushatë është diçka që u vu re shpejt nga zoti Mundy.

“Vetëm kjo ishte tronditëse për mua. Që dikush do të shpenzonte vërtet kaq shumë kohë dhe para për të ndikuar tek votuesit. Kjo do të thotë se ai po e bën këtë për një arsye”, tregon ai.

Disa demokratë, si senatori i Pensilvanisë, John Fetterman, i kanë kërkuar partisë së tyre që të mos injorojë kërcënimin që paraqet zoti Musk përpara zgjedhjeve.

A janë të ligjshme dhuratat e Elon Musk?

Që nga fillimi i miratimit të Trump pas atentatit në Butler, Pensilvani, më 13 korrik, Musk është bërë një element i zakonshëm në fushatë, ku ai shpesh deklaron se vetëm Trump mund të shpëtojë demokracinë amerikane. Amerika PAC tani po jep 1 milion dollarë në ditë deri në ditën e zgjedhjeve për një votues të rastësishëm, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre partiake, me kusht që ata të regjistrohen për të votuar dhe nënshkruar një peticion. Për shembull, në Harrisburg dhe Pittsburgh gjatë fundjavës, Musk prezantoi çeqe gjigante të stilit të lotarisë për fituesit, ndërsa turma brohoriste Elon.

Disa vëzhgues, kanë vënë në dyshim motivimin e tij dhe kanë sugjeruar që Musk dhe bizneset e tij do të përfitojnë nga një marrëdhënie me Trump. Midis këtyre vëzhguesve është Matt Teske, CEO i platformës së karikimit të automjeteve elektrike Chargeway. Sipas Teske, ndryshimi politik i Musk ka qenë i vështirë për shumë njerëz në industrinë e automjeteve elektrike, por nuk është befasi, që pas disa vitesh u bë aktiv në politikë.

“Unë mendoj se interesat e Musk janë përqendruar, kryesisht, rreth një sërë gjërash që janë të rëndësishme për bizneset e tij”, thotë zoti Tesks.

Profesori Gordon i Universitetit të Miçiganit është dakord. Ai thotë se Musk e sheh veten si një person që është frenuar nga rregullatorët dhe mendon se ndërhyrja e qeverisë ka ndrydhur zhvillimin e teknologjive ku ai është fokusuar, siç është drejtimi autonom. Nëse Trump fiton në nëntor, ai ka pranuar se Musk mund të mbikëqyrë uljen e kostove në qeverinë amerikane. Edhe nëse ai nuk e bën atë detyrë saktë, Musk mund të ketë një ndikim të fortë në vendimmarrjen e administratës. Musk, nga ana e tij, ka thënë se do të ishte i hapur ndaj idesë për të udhëhequr një departament të efikasitetit të qeverisë.

Ky pozicion, thonë demokratët, mund të paraqesë një konflikt kompleks interesi, duke pasur parasysh miliarda në kontratat qeveritare që Musk ka marrë për SpaceX dhe Tesla.

“Kjo është disi thellësisht joetike dhe e paligjshme”, thotë Lenny Mendonca

Previous Article“Familjen nuk e kemi për konsum dhe famë”/ Alketa Vejsiu flet për bashkëshortin!
Next Article Sa kushton kokaina rozë, droga e dashurisë!

Related Posts

Reziston një SHEKULL/Shtëpia me 4 mijë kuti qumështi e pensionistit të varfër habit inxhinierët

July 7, 2026

Nuk flini dot nga vapa? Një pozicion gjumi mund ta bëjë natën shumë më të lehtë

July 7, 2026

Bakllavaja rikthen përplasjen mes Greqisë dhe Turqisë, UNESCO pritet të japë vendimin

July 7, 2026

Pantallonat capri, trendi i kësaj vere: ja VIP-at shqiptare që i kanë veshur

June 19, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Çfarë po ndodh mes Yasemin Yazıcı dhe Onur Tuna? Aktorja reagon për herë të parë
  • Jennifer Lopez zbulon dobësinë e saj te meshkujt: Nuk ka lidhje me paratë
  • Lori Hoxha bën daljen e parë publike pas lindjes së djalit plot elegancë
  • Louis Tomlinson rikthehet te One Direction dhe zbulon momentin që i bëri të gjithë krenarë për Liam Payne
  • Perëndeshat greke rikthehen në modë, yjet e “The Odyssey” sjellin trendin e verës
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

Çfarë po ndodh mes Yasemin Yazıcı dhe Onur Tuna? Aktorja reagon për herë të parë

Yasemin Yazıcı ka komentuar për herë të parë publikisht marrëdhënien e saj me aktorin e…

Jennifer Lopez zbulon dobësinë e saj te meshkujt: Nuk ka lidhje me paratë

July 24, 2026

Lori Hoxha bën daljen e parë publike pas lindjes së djalit plot elegancë

July 24, 2026

Louis Tomlinson rikthehet te One Direction dhe zbulon momentin që i bëri të gjithë krenarë për Liam Payne

July 24, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?