• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»EVENTS»Thirrjet anti-shqiptare në ndeshjen me Rumaninë, reagon Kosova!
EVENTS

Thirrjet anti-shqiptare në ndeshjen me Rumaninë, reagon Kosova!

November 16, 2024No Comments3 Mins Read

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës u ndërpre ditën e djeshme, vetëm disa sekonda para se të përfundonte, për shkak të thirrjeve anti-shqiptare nga tifozët rumunë.

“Serbi Serbi dhe “Kosova është Serbi”, ishin thirrjet që nervozuan lojtarët dhe tifozët shqiptarë, që u bë shkak për ndërprerjen e lojës, dhe reagimin e Federatës së Futbollit.

Njoftimi i plotë:

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dënon ashpër provokimet dhe sjelljet raciste që ndodhën gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht, në kuadër të UEFA Nations League. Ndeshja u ndërpre për shkak të thirrjeve të vazhdueshme raciste dhe anti-Kosovë nga tifozët rumunë, të cilët përsëritën sjellje raciste dhe provokuese që dëmtojnë rëndë frymën e fair play-it, vlerat e futbollit dhe janë në kundërshtim të plotë me rregulloret dhe parimet e UEFA-s.

Thirrjet si “Kosovo is Serbia” dhe “Serbia, Serbia”, fishkëllimat gjatë intonimit të himnit kombëtar të Kosovës, hedhja e gjësendeve të forta në stadium dhe veprime të tjera ofenduese e provokuese ishin të pranishme gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar një atmosferë të papranueshme dhe jo të sigurtë për lojtarët tanë. FFK kishte paralajmëruar më shumë se dy herë me shkrim organet përkatëse të UEFA-s për mundësinë e veprimeve të tilla, një herë disa ditë para ndeshjes dhe më pas disa minuta përpara fillimit të saj. Përkundër këtyre paralajmërimeve, tifozët rumunë vazhduan me sjellje të papërgjegjshme dhe diskriminuese, duke detyruar Kombëtaren e Kosovës të lërë fushën për shkak të mungesës së sigurisë dhe dinjitetit.

Ndeshja, që deri në momentin e ndërprerjes kishte një performancë të shkëlqyer nga Kombëtarja e Kosovës dhe një rezultat 0:0, u përshkallëzua edhe më tej për shkak të refuzimit të tifozëve për të ndalur thirrjet e tyre raciste dhe provokuese. Pavarësisht përpjekjeve të trajnerit tonë, z. Foda, për të arritur që ndeshja të luhet dhe të eliminohen veprimet e tilla nga tifozët rumunë, prapëseprapë edhe gjatë ndërprerjes sjelljet raciste vazhduan. Në një situatë të tillë lojtarët zgjodhën me të drejtë të respektojnë rregulloret kundër racizmit të UEFA-s dhe të mbrojnë dinjitetin e shtetit të Kosovës, si një anëtar i barabartë i UEFA-s dhe FIFA-s. Për më tepër, pas ndeshjes, një zyrtar rumun ndërhyri në konferencën për shtyp të Kombëtares së Kosovës, duke larguar gazetarët dhe më pas, në një veprim të papranueshëm, kërcënoi dhe sulmoi një lojtar të Kosovës në korridoret e stadiumit. Kjo sjellje e turpshme dhe e papranueshme çoi në reagimin e menjëhershëm të përfaqësuesve të FFK-së. Për të gjitha këto shkelje të rënda, FFK ka raportuar menjëherë incidentet tek delegati i ndeshjes dhe ka nisur përgatitjen e një ankese të plotë me fakte dhe prova që do t’i dorëzohen organeve disiplinore të UEFA-s. Ne besojmë se UEFA do të veprojë në përputhje me vlerat e saj themelore për të dënuar ashpër gjuhën raciste dhe veprimet e tjera të papranueshme që ndodhën gjatë kësaj ndeshjeje.

FFK riafirmon angazhimin e saj për të mbrojtur dinjitetin e Kombëtares së Kosovës dhe vlerat e futbollit, por edhe parimet e UEFA-s e FIFA-s për futboll pa politikë dhe respektim të ‘fair-play’-it, si një lojë që duhet të bashkojë dhe jo të ndajë. Racizmi dhe diskriminimi nuk kanë vend në sport dhe as në shoqërinë tonë.

Previous ArticleAlma Bektashi: Unë nuk kam vepruar si shoqet, që për hir të pushimeve luksoze rrinë me një burrë që i tradhton!
Next Article Fatma Haxhialiu zbulon gjininë e foshnjës që pret!

Related Posts

Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar Dhimitër Anagnosti

September 1, 2025

Tërmet i fortë në Afganistan/ Mbi 600 TË VDEKUR e mijëra nën rrënoja

September 1, 2025

Çfarë është “Albanian Power Retreat” ?

August 19, 2025

Shqiptaret e Botës në Një Skenë – Miss Diaspora Mbërrin në Londër

April 16, 2025

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Ana e jashtëzakonshme e Elizabeth Taylor: Falte dashuri për pacientët me AIDS kur bota i braktiste
  • Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, kësaj radhe me një qafore të artë
  • Balenciaga bën histori, për herë të parë një grua merr drejtimin e shtëpisë së modës
  • “Po humbisja kontaktin me realitetin”, Françeska rrëfen periudhën e vështirë
  • Ish-banorja e BBVA 5 së shpejti në televizion? Brikena Selmani hedh dyshime
Don't Miss
SHOW BIZ

Ana e jashtëzakonshme e Elizabeth Taylor: Falte dashuri për pacientët me AIDS kur bota i braktiste

Aktorja legjendare Elizabeth Taylor u angazhua fuqishëm në luftën kundër AIDS-it, në një kohë kur…

Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, kësaj radhe me një qafore të artë

November 11, 2026

Balenciaga bën histori, për herë të parë një grua merr drejtimin e shtëpisë së modës

November 11, 2026

“Po humbisja kontaktin me realitetin”, Françeska rrëfen periudhën e vështirë

November 11, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?