Selena Gomez shpërtheu në lot teksa fliste për dëbimin e meksikanëve në një video të postuar në Insta Story. Këngëtarja shpërtheu në lot teksa reagonte ndaj kërcënimit të Presidentit Donald Trump për dëbime masive të të gjithë emigrantëve pa dokumente, e cila ka ndezur frikën e ndarjeve familjare.“Të gjithë njerëzit e mi po sulmohen, fëmijët. Më vjen shumë keq, do të doja të mund të bëja diçka, por nuk mundem. Nuk di çfarë të bëj. Do të provoj gjithçka, të premtoj”, tha Gomez në videon e cila më pas u fshi.