• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Nga zyra, në darkë: Ç’duhet të kemi më vete kur dita e punës përfundon në mbrëmje

November 2, 2026

Arjola Demiri rrëfen për herë të parë dramën e martesës dhe divorcit: Kam duruar 6 vite

November 2, 2026

Ndërroi jetë në moshën 41-vjeçare, aktorja prek me fjalët për regjisorin e ndjerë: Ku t’i gjej fjalët për ty…

November 2, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»TREND POLITICS»Taulanda Jupi, zëri i guximshëm i politikanes moderne të së djathtës shqiptare
TREND POLITICS

Taulanda Jupi, zëri i guximshëm i politikanes moderne të së djathtës shqiptare

April 14, 2025No Comments3 Mins Read

Në një realitet politik të ngulfatur nga lodhja prej tranzicionit dhe mosbesimi ndaj sistemit, Taulanda Jupi nuk është një politikane e zakonshme. Ajo është një nga zërat më të qartë dhe më autentikë të së djathtës moderne në Shqipëri. Me një personalitet të fortë dhe një horizont politik të ndërtuar mbi ide, guxim dhe qytetari aktive, Jupi nuk ka reshtur asnjë ditë së foluri në emër të shumicës së heshtur, atyre qytetarëve që nuk ndihen të përfaqësuar nga politika tradicionale.

Si pedagoge dhe artiste, Taulanda ka zgjedhur të mos e shohë politikën si një karrierë, por si një akt shërbimi publik. “Si nënë, si qytetare dhe si profesioniste, unë nuk mund të qëndroja indiferente ndërsa Shqipëria përjeton braktisjen, varfërinë dhe humbjen e shpresës” u thotë ajo shpesh gazetarëve. Taulanda ka hyrë në politikë për të sjellë ndryshim sepse ajo nuk pret ta sjellin të tjerët.

Për Jupin, Tirana është më shumë sesa një zonë zgjedhore. Është qyteti ku ka lindur, është komuniteti që e ka formësuar, dhe është mikrokozmosi i Shqipërisë urbane që përballon pasojat e politikës klienteliste. Përballë një elite të korruptuar që mbron privilegjet e veta, Taulanda ka ngritur një opozitë qytetare të sinqertë, të artikuluar dhe pa kompromis me padrejtësinë. Ajo është një prej mbrojtëseve më të flakta të reformës në drejtësi, duke mbështetur me vendosmëri punën e SPAK dhe të institucioneve të reja që po luftojnë korrupsionin në nivelet më të larta.

Jupi nuk ngurron të përballet drejtpërdrejt me përfaqësuesit e pushtetit aktual, përfshirë edhe vetë kryeministrin. Qytetarët e ndjekin me vëmendje dhe simpati për fjalët e qarta, pa komplekse dhe pa zbukurime. Ajo flet me pasion për Shqipërinë që duhet të jetë: një vend ku të rinjtë, vajzat dhe djemtë, nuk janë makiazh për politikën e vjetër, por aktorë të vërtetë të së ardhmes që duan të ndërtojnë.

Për Taulandën, përfaqësimi politik i gruas nuk është një çështje kuotash, por drejtësi demokratike. “Gruaja shqiptare është 50% e popullsisë – pse duhet të mjaftohet me 30% të përfaqësimit?”, pyet ajo, me një qartësi që nuk lë vend për ekuivoke. E njëjta filozofi shtrihet edhe në besimin e saj te shpirti sipërmarrës i të rinjve, jo si përfitues ndihme, por si motor i lirisë ekonomike dhe zhvillimit të vërtetë.

Kjo është Taulanda Jupi, një politikane e djathtë moderne që flet me gjuhën e dashurisë, jo të urrejtjes. “Një grua e fortë” thotë ajo, “nuk lufton nga urrejtja për ata që ka përballë, por nga dashuria për njerëzit që përfaqëson” – u thotë ajo qytetarëve në takimet e përditshme. E vendosur, e përkushtuar dhe larg kompromisit me politikën e korruptuar, ajo është një zë i ri që po frymëzon qytetarët dhe po e kthen përfshirjen politike në një akt të ndershëm dhe frymëzues.

Previous Article“Zëri i Ligjit dhe Zemra e Komunitetit: Rrugëtimi Frymëzues i Mevi Kotarja’s”
Next Article Një fushatë që frymëzon: Taulanda Jupi dhe revolucioni qytetar i komunikimit politik

Related Posts

Një fushatë që frymëzon: Taulanda Jupi dhe revolucioni qytetar i komunikimit politik

April 14, 2025

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Nga zyra, në darkë: Ç’duhet të kemi më vete kur dita e punës përfundon në mbrëmje
  • Arjola Demiri rrëfen për herë të parë dramën e martesës dhe divorcit: Kam duruar 6 vite
  • Ndërroi jetë në moshën 41-vjeçare, aktorja prek me fjalët për regjisorin e ndjerë: Ku t’i gjej fjalët për ty…
  • Jonida Vokshi ndryshoi mendje në moment të fundit, çfarë e bindi moderatoren të rikthehej në BBVK5?
  • Viti i fundit i vuri në provë, Vedati dhe Roela flasin për krizën në çift
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
FASHION

Nga zyra, në darkë: Ç’duhet të kemi më vete kur dita e punës përfundon në mbrëmje

Në mëngjes kishe vetëm një plan: të shkoje në punë. Pastaj, rreth orës katër, vjen…

Arjola Demiri rrëfen për herë të parë dramën e martesës dhe divorcit: Kam duruar 6 vite

November 2, 2026

Ndërroi jetë në moshën 41-vjeçare, aktorja prek me fjalët për regjisorin e ndjerë: Ku t’i gjej fjalët për ty…

November 2, 2026

Jonida Vokshi ndryshoi mendje në moment të fundit, çfarë e bindi moderatoren të rikthehej në BBVK5?

November 2, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?