Në mëngjes kishe vetëm një plan: të shkoje në punë. Pastaj, rreth orës katër, vjen mesazhi: “Do takohemi direkt kur të mbarosh?”
Ti thua po. Më pas kujtohesh për flokët, baterinë e telefonit dhe faktin që çanta jote ka tri fatura të vjetra, por asnjë nga gjërat që të duhen tani.
Për ditët kur shtëpia nuk është opsion, disa zgjedhje të vogla në mëngjes ta lehtësojnë vazhdimin.
Ki parasysh të vishesh duke menduar edhe për orën tetë të darkës
Një palë pantallona që të rrinë mirë, një bluzë e thjeshtë dhe një xhaketë të japin mundësi të përshtatesh gjatë ditës. Në tetor, pulovra krahëve apo xhaketa të kursejnë edhe pendesën klasike: “Pse nuk mora diçka me vete?”
Mendo sidomos për këpucët. Nëse të bezdisin që te ashensori i zyrës, vështirë se do të bëhen më të rehatshme në darkë.

Një ndryshim i vogël mund të mjaftojë
Një palë vathë pak më të dukshëm, mëngët e këmishës të përveshura ose një buzëkuq tjetër mund ta ndryshojnë pamjen pa pasur nevojë për një veshje rezervë.
Zgjidh një detaj që të pëlqen dhe që e ndryshon lehtë. Në fund të fundit, po shkon të takosh njerëz pas pune; nuk ke pse të dukesh sikur je ende brenda jetës së 9AM – 5PM.

Çanta ka nevojë për pak organizim
Një çantëz e vogël me balsam buzësh, pasqyrë, peceta dhe një llastik flokësh zgjidh më shumë situata nga sa mendon. Shto karikuesin ose një bateri portative dhe kontrollo nëse i ke vërtet me vete, jo në çantën që përdore dje.
Nëse përdor IQOS, kontrollo edhe nëse pajisja është e karikuar përpara se të dalësh. Është ai lloj detaji praktik që kujtohet zakonisht pasi je larguar nga shtëpia.

Pesë minuta para se të dalësh nga zyra
Një rregullim i flokëve, pak buzëkuq dhe një kontroll i shpejtë i veshjes mund të jenë gjithçka që të duhet. Shiko edhe motin dhe adresën ku do të shkosh. “Afër zyrës” ndonjëherë rezulton të jetë një përkufizim shumë bujar.
Pastaj dërgo mesazhin “po nisem” kur të jesh vërtet duke u nisur. Shoqet e dinë tashmë sa zgjat “pesë minutëshi” yt. Dhe herën tjetër që mendon “sot do kthehem direkt në shtëpi”, merre gjithsesi atë llastikun e flokëve. Planet ndryshojnë më shpejt se çanta.
