Ndarja mes Heidi Bacit dhe Romeo Veshajt mbetet ende një mister për publikun. Megjithëse ka kaluar thuajse një vit nga përfundimi i lidhjes së tyre, vëmendja e fansave dhe medias nuk është zbehur, veçanërisht pas detajeve të fundit që kanë dalë në dritë.
E vetmja që ka konfirmuar publikisht ndarjen është Heidi, e cila në disa intervista ka theksuar se është mirë dhe se tashmë është përqendruar tek vetja. Megjithatë, mënyra se si ajo ka zgjedhur ta komunikojë këtë ka lënë të kuptohet se marrëdhënia me Romeon është mbyllur pa shumë dramë, por ndoshta jo pa ndjenja.
Ajo që ka rikthyer dyshen në qendër të vëmendjes është pjesëmarrja e tyre në të njëjtin ambient natën e mbrëmshme, në një koncert të Dren Abazit. Të pranishmit dhe fansat kanë vënë re se mes tyre ka pasur komunikim me sy, gjë që ka mjaftuar për të ndezur sërish thashethemet për një ribashkim të mundshëm, ose të paktën për një marrëdhënie që nuk ka marrë fund plotësisht në aspektin emocional.
