• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»HEALTH & BEAUTY»Rregulli “3×3” që po bën namin në TikTok: Si të kesh më shumë energji gjatë ditës
HEALTH & BEAUTY

Rregulli “3×3” që po bën namin në TikTok: Si të kesh më shumë energji gjatë ditës

October 4, 2025No Comments2 Mins Read

A e nis ditën plot energji, por pa e kuptuar, ka ardhur pasditja dhe ndihesh e lodhur, e dehidratuar dhe pa energji? Nuk ke pirë ujë sa duhet, nuk ke lëvizur pothuajse fare dhe duket sikur dita po të ikën nga duart? TikTok mendon se ka një zgjidhje dhe quhet “rregulli 3×3”.

Ky trend u bë viral falë @fit.abbie, e cila tregon se 3 veprime të vogla para mesditës mund të kenë ndikim të madh në energjinë dhe mirëqenien tonë.

“Para orës 12:00, unë bëj 3,000 hapa, pi një të tretën e sasisë ditore të ujit dhe konsumoj 30 gram proteina”, tha ajo.

“Nëse bën këtë çdo ditë, do të ndihesh më në formë, më i/e shëndetshme dhe më i/e lumtur.”

Kjo ide u përhap me shpejtësi në rrjet dhe fitoi miliona shikime, me shumë përdorues që e përshkruajnë si një metodë “të thjeshtë, por jashtëzakonisht efektive”, duke e përshtatur sipas stilit të tyre të jetesës.

Rregulli “3×3” që po bën namin në TikTok: Si

Pse funksionon rregulli 3×3?

Sipas trajneres personale dhe nutricionistes Kristina Turnure, kjo metodë prek tre zakone që shumë njerëz i anashkalojnë në mëngjes:

mungesën e proteinave,

dehidratimin,

dhe mungesën e lëvizjes.

“Është një metodë e thjeshtë, fleksibile dhe të ndihmon të kesh energji për pjesën tjetër të ditës,” shpjegon Turnure.

Si funksionon konkretisht rregulli 3×3?

Rregulli “3×3” që po bën namin në TikTok: Si

3,000 hapa para mesditës

Një shëtitje e shpejtë në mëngjes të ndihmon jo vetëm të arrish qëllimin ditor të lëvizjes (zakonisht 8,000–10,000 hapa), por gjithashtu ul stresin, përmirëson gjumin dhe rrit qartësinë mendore, falë edhe ekspozimit ndaj dritës natyrore.

30 gram proteina në mëngjes

Proteina ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak, mbajtjen e masës muskulore dhe parandalimin e lodhjes gjatë ditës. Mund ta marrësh nga vezët, kosi grek, drithëra me proteina, etj.

1/3 e sasisë ditore të ujit

Për të qëndruar i/e hidratuar, nuk është nevoja ta pish të gjithë ujin e ditës në darkë. Duke filluar që në mëngjes me hidratimin, nxit tretjen, rrit energjinë dhe shmang dehidratimin e ngadaltë, që shpesh kalon pa u vënë re.

Rregulli “3×3” që po bën namin në TikTok: Si

Nuk është nevoja ta bësh këtë çdo ditë në mënyrë perfekte. Turnure thotë:

“Çdo ditë është një mundësi për t’u përmirësuar qoftë edhe 1%. Nëse sot nuk të bëhet të ecësh apo të hash mëngjes, thjesht pi pak ujë, merr një snack të shëndetshëm dhe provo përsëri nesër.”

Pra, edhe nëse nuk e realizoni menjëherë, mos u demoralizoni.

Previous Article‘Chevrolet Bolt EV 2027’ kapet në testime pa ‘maskim’, çfarë zbulojnë pamjet
Next Article Xheneta merr propozimin për martesë, zbulon unazën: Ja përgjigja që i dhashë

Related Posts

Harrojeni korrektorin! Ky truk i TikTok-ut premton të fshehë lodhjen me një produkt që s’e kishim menduar

November 9, 2026

A ia vlen trajtimi me keratinë? Përfitimet, rreziqet dhe kujdesi që kërkon

November 7, 2026

Ky produkt që përdorim çdo ditë në kuzhinë mund të dëmtojë shëndetin e zemrës

October 26, 2026

Buzët ju çahen edhe pse përdorni vazhdimisht zbutës? Fajin e ka ky zakon

October 16, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Fjoralba Ponari përlotet teksa kujton nënën e ndjerë: “Për thuajse një vit nuk e kam parë as në ëndërr”
  • Fifi zbulon si ka ndryshuar jeta pas mëmësisë dhe flet për Adisin: “Djali im e ka një vëlla, nuk do tjetër”
  • Banorja e re e BBVK dikur e dashura e Noizyt, historia e bujshme që bëri zhurmë në showbiz-in shqiptar
  • Egli Tako rikthehet në Big Brother VIP! Ja roli i ri që pritet t’i besohet
  • Gjesti merr vendimin e papritur për fansat, zbulon rrugëtimin e ri dhe takimin e madh
Don't Miss
SHOW BIZ

Fjoralba Ponari përlotet teksa kujton nënën e ndjerë: “Për thuajse një vit nuk e kam parë as në ëndërr”

Një moment mjaft emocional është përjetuar në studion e “Goca dhe Gra”, ku moderatorja Fjoralba…

Fifi zbulon si ka ndryshuar jeta pas mëmësisë dhe flet për Adisin: “Djali im e ka një vëlla, nuk do tjetër”

November 16, 2026

Banorja e re e BBVK dikur e dashura e Noizyt, historia e bujshme që bëri zhurmë në showbiz-in shqiptar

November 16, 2026

Egli Tako rikthehet në Big Brother VIP! Ja roli i ri që pritet t’i besohet

November 16, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?