• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»HEALTH & BEAUTY»Gjashtë trajtime që ia vlen t’ia kërkoni dermatologes për efekte të jashtëzakonshme
HEALTH & BEAUTY

Gjashtë trajtime që ia vlen t’ia kërkoni dermatologes për efekte të jashtëzakonshme

April 25, 2026No Comments2 Mins Read

Dermatologjia moderne rigjeneruese nuk fokusohet më vetëm tek korrigjimi i shenjave të dukshme të plakjes, por tek parandalimi dhe mbështetja afatgjatë e freskisë së lëkurës. Çdo lëkurë ka nevoja specifike, të cilat ndryshojnë në varësi të moshës dhe fazave hormonale si perimenopauza apo menopauza.

Sipas dermatologëve, qasja moderne synon aktivizimin e mekanizmave natyrorë të rigjenerimit të lëkurës. Me kalimin e kohës, lëkura nuk humbet vetëm volum, por edhe densitetin dermal, elasticitetin dhe integritetin strukturor. Për këtë arsye, trajtimet e reja janë projektuar për të vepruar në thellësi dhe në mënyrë biologjike.

Më poshtë janë disa nga trajtimet më të avancuara dhe efektive në dermatologjinë estetike bashkëkohore:

Ripërtëritje e kontrolluar e sipërfaqes – Laser fraksional CO?

Çfarë është:Laser ablativ fraksional që përdoret për rigjenerim të lëkurës dhe përmirësim të teksturës së saj.

Si funksionon: Krijon kolona mikroskopike dëmtimi termik (microthermal zones) në epidermë dhe dermë, duke stimuluar neokolagjenogjenezën dhe remodelimin dermal.

Përfitimet: Redukton rrudhat, përmirëson teksturën dhe pigmentin e lëkurës, rrit densitetin dermal dhe përmirëson cilësinë e përgjithshme të saj me rezultate progresive.

Microneedling me radiofrekuencë (RF)

Gjashtë trajtime që ia vlen t'ia kërkoni dermatologes

Çfarë është: Trajtim i kombinuar me mikrogjilpëra dhe energji radiofrekuence për stimulim të thellë dermal.

Si funksionon: Mikrogjilpërat depërtojnë në dermë dhe transmetojnë energji termike të kontrolluar, duke aktivizuar fibroblastet dhe duke stimuluar sintezën e kolagjenit tip I dhe III dhe elastinës.

Përfitimet: Përmirëson laxitetin kutan, strukturën dhe densitetin e lëkurës, si dhe jep rezultate natyrale.

Gjashtë trajtime që ia vlen t'ia kërkoni dermatologes

Rigjenerim qelizor – Microneedling me ekzosome

Çfarë është: Terapi e avancuar që kombinon microneedling me aplikim topikal të ekzosomeve (vesikula jashtëqelizore me sinjale biologjike).

Si funksionon:Microneedling rrit aktivizon proceset e riparimit, ndërsa ekzosomet transportojnë faktorë dhe sinjale që nxisin rigjenerimin qelizor.

Përfitimet: Rrit prodhimin e kolagjenit, përshpejton rikuperimin, përmirëson tonin dhe shkëlqimin e lëkurës. Ideale për lëkurë të stresuar hormonalisht.

Gjashtë trajtime që ia vlen t'ia kërkoni dermatologes

Biostimulim qelizor – Polinukleotide (PN)

Çfarë janë: Polinukleotide bioaktive (fragmente ADN/ARN) me biokompatibilitet të lartë, të përdorura si injeksione rigjeneruese.

Si funksionojnë: Përmirësojnë aktivitetin e fibroblasteve, stimulojnë angiogjenezën dhe rrisin hidratimin e matricës jashtëqelizore.

Përfitimet: Rrisin elasticitetin dhe vitalitetin e lëkurës pa ndryshuar tiparet natyrale. Ideale për parandalim dhe për lëkurë të hollë apo të dëmtuar.

Gjashtë trajtime që ia vlen t'ia kërkoni dermatologes

Stimulim i kolagjenit afatgjatë – Acidi Poli-L-Laktik (PLLA) Çfarë është:

Biostimulues injektues me efekt afatgjatë.

Si funksionon: Nxit gradualisht neokolagjenogjenezën, pa efekt të menjëhershëm volumizues.

Përfitimet: Përmirëson strukturën dermale, fortësinë dhe elasticitetin e lëkurës në mënyrë progresive dhe natyrale.

Gjashtë trajtime që ia vlen t'ia kërkoni dermatologes

Previous Article5 arsye për të mos e anashkaluar kurrë këtë hap në rutinën tuaj të kujdesit ndaj lëkurës
Next Article Dua Lipa! Kate Moss! Demi Moore! Të gjitha bien dakord kur vjen puna te një çantë

Related Posts

Harrojeni korrektorin! Ky truk i TikTok-ut premton të fshehë lodhjen me një produkt që s’e kishim menduar

November 9, 2026

A ia vlen trajtimi me keratinë? Përfitimet, rreziqet dhe kujdesi që kërkon

November 7, 2026

Ky produkt që përdorim çdo ditë në kuzhinë mund të dëmtojë shëndetin e zemrës

October 26, 2026

Buzët ju çahen edhe pse përdorni vazhdimisht zbutës? Fajin e ka ky zakon

October 16, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Fjoralba Ponari përlotet teksa kujton nënën e ndjerë: “Për thuajse një vit nuk e kam parë as në ëndërr”
  • Fifi zbulon si ka ndryshuar jeta pas mëmësisë dhe flet për Adisin: “Djali im e ka një vëlla, nuk do tjetër”
  • Banorja e re e BBVK dikur e dashura e Noizyt, historia e bujshme që bëri zhurmë në showbiz-in shqiptar
  • Egli Tako rikthehet në Big Brother VIP! Ja roli i ri që pritet t’i besohet
  • Gjesti merr vendimin e papritur për fansat, zbulon rrugëtimin e ri dhe takimin e madh
Don't Miss
SHOW BIZ

Fjoralba Ponari përlotet teksa kujton nënën e ndjerë: “Për thuajse një vit nuk e kam parë as në ëndërr”

Një moment mjaft emocional është përjetuar në studion e “Goca dhe Gra”, ku moderatorja Fjoralba…

Fifi zbulon si ka ndryshuar jeta pas mëmësisë dhe flet për Adisin: “Djali im e ka një vëlla, nuk do tjetër”

November 16, 2026

Banorja e re e BBVK dikur e dashura e Noizyt, historia e bujshme që bëri zhurmë në showbiz-in shqiptar

November 16, 2026

Egli Tako rikthehet në Big Brother VIP! Ja roli i ri që pritet t’i besohet

November 16, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?