Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm në Tiranë u qëllua për vdekje pasditen e kësaj të hëne në ambientet e gjyqtarët, duke regjistruar një nga ngjarjet më të rënda në vendin tonë.
Astrit Kalaja u vra me disa plumba pistolete në sallën e gjyqit, ndërkohë që gjyqtari Kalaja po merrte një vendim për çështje pronash në Shkodër.
Burime bëjnë me dije se gjyqtari Kalaja, i cili u qëllua në ambientet e gjykatës u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, ku më pas humbi dhe jetën nga plagët e marra. Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër, i cili ka qenë i pranishëm në ambientet e Gjykatës së Apelit.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policore, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.