• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Djali i modeles së njohur Cindy Crawford ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare

September 21, 2026

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 21, 2026

Dalin në ankand sendet personale të Brigitte Bardot, shpërthen bashkëshorti i saj: Skandaloze!

September 21, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»KRONIKE»Avionit i mbaron karburanti në ajër, pasagjeri përshkruan ndjesinë e TMERRSHME!
KRONIKE

Avionit i mbaron karburanti në ajër, pasagjeri përshkruan ndjesinë e TMERRSHME!

October 10, 2025No Comments2 Mins Read
Një avion pasagjerësh ishte vetëm gjashtë minuta larg mbarimit të karburantit përpara se të bënte një ulje emergjente në Mançester. Incidenti ndodhi kur fluturimi nga Italia drejt aeroportit Prestwick të Glasgout lëshoi një sinjal emergjence për mungesë kritike të karburantit.

Avioni u detyrua të devijonte drejt Mançesterit për një ulje emergjente, ndërsa stuhia e fuqishme “Amy” godiste Britaninë me erëra të forta.

Fluturimi FR1194, i operuar nga kompania partnere Malta Air, u përball me disa tentativa të pasuksesshme për ulje, fillimisht në Prestwick dhe më pas në aeroportin e Edinburgut përpara se të ulej në mënyrë të sigurt në Manchester, pothuajse dy orë pas përpjekjes së parë për ulje.

Sipas raportimeve, avioni kishte mbetur me vetëm 220 litra karburant në rezervuar në momentin e uljes, një sasi që mjafton vetëm për 5 deri në 6 minuta të tjera fluturim. Kjo e çon avionin shumë pranë shifrës së “rezervës minimale të detyrueshme” për fluturim të sigurt, që për një Boeing 737-800 duhet të jetë të paktën 30 minuta karburant rezervë në çdo rast.

Një prej pasagjerëve në bord, tregoi përjetimet e tij gjatë fluturimit dramatik.

Avioni bëri disa rrotullime para tentativës së parë për ulje, por u ngrit menjëherë. Herën e dytë ishim shumë pranë tokës, por u ngritëm me forcë sërish. Më pas na u komunikua se do të devijonim për në Mançester.

Ai shtoi se vetëm pasi panë lajmet, udhëtarët e kuptuan se sa pranë kishin qenë një katastrofe të mundshme.

Kur zbuluam se kishim mbetur me vetëm pak minuta karburant, njerëzit ishin të tronditur. Të gjithë donin vetëm të zbrisnin dhe askush nuk kishte më dëshirë të ngjitej në një avion tjetër për një kohë të gjatë.

Ryanair ka konfirmuar incidentin dhe ka bërë të ditur se është duke bashkëpunuar plotësisht me autoritetet përkatëse që kanë nisur një hetim zyrtar. Çështja është subjekt i një hetimi të vazhdueshëm.

Previous ArticleTrafiku më i dendur në botë/ Makinat qëndruan deri në 24 orë në radhë në autostradën me 36 korsi (VIDEO)
Next Article “Uroj ta kalojmë jetën bashkë”, puthja e parë në “Për’puthen”, Stelina surprizon Kejsin në ditën e tij të lindjes

Related Posts

Faktori Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar mes Bashkimit dhe Përçarjes

February 5, 2026

Vdes dëshmitari kryesor i “turistëve të vrasjeve” në Sarajevë, Vuçiç ishte pjesë e forcave të çetnikut

December 18, 2025

Kamioni përplaset me makinën në aksin Prizren- Suharekë, ndërrojnë jetë 2 shqiptare!

December 12, 2025

Shqipëria goditet të shtunën nga i ftohti polar, sinoptikania: Më 27 nëntor vjen një tjetër fenomen

November 19, 2025

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Djali i modeles së njohur Cindy Crawford ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare
  • “Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë
  • Dalin në ankand sendet personale të Brigitte Bardot, shpërthen bashkëshorti i saj: Skandaloze!
  • Sarah Berisha konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Kemi disa muaj që nuk jemi më bashkë”
  • Mbreti Charles kishte një nofkë të veçantë për Meghan Markle, ja çfarë nënkuptonte!
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

Djali i modeles së njohur Cindy Crawford ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare

Djali i modeles Cindy Crawford dhe biznesmenit Rand Gerber, Presley, ka vdekur në moshën 27-vjeçare,…

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 21, 2026

Dalin në ankand sendet personale të Brigitte Bardot, shpërthen bashkëshorti i saj: Skandaloze!

September 21, 2026

Sarah Berisha konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Kemi disa muaj që nuk jemi më bashkë”

September 21, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?