• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Fenomeni “Moza Ahmeti” çmend shqiptarët! Ndodh e pabesueshmja pasi u rikthye si VIP

April 17, 2026

Xhensila Myrtezaj ndahet nga Faton Shoshi, zbulohet menaxheri i ri

April 17, 2026

“Tezja e saj më ka ofenduar, s‘flasim më”/ A njihen Rogerti dhe Selin nga jashtë? E tregon bashkëshortja e banorit

April 17, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»Kombinimet u ushqimeve që iu dëmtojnë tretjen dhe shëndetin
LIFESTYLE

Kombinimet u ushqimeve që iu dëmtojnë tretjen dhe shëndetin

October 19, 2025No Comments4 Mins Read

Shumë ushqime kanë ritme të ndryshme tretjeje: disa kalojnë shpejt në zorrë, disa qëndrojnë më gjatë në stomak. Pikërisht për këtë arsye, disa kombinime mund të ngarkojnë aparatin tretës dhe të krijojnë parehati.

Sipas parimeve të ajurvedës dhe udhëzimeve të specialistëve të ushqyerjes, disa produkte nuk rekomandohet të konsumohen njëkohësisht, sepse kanë përbërje, shije dhe energji të ndryshme, që ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si funksionon lukthi dhe sistemi tretës në tërësi. Kur këto rregulla nuk respektohen, pasojat më të zakonshme janë fryrja e barkut, fermentimi i ushqimit në stomak dhe grumbullimi i toksinave në organizëm. Prandaj, ja disa kombinime që është mirë t’i evitoni, në mënyrë që të përmirësoni tretjen, të shmangni fryrjen dhe trupi të përthithë maksimumin e lëndëve ushqyese.

Frutat gjatë ose menjëherë pas vaktit

Shembuj kombinimesh që duhen shmangur:

Shtimi i frutave në sallata (p.sh. luleshtrydhe, pjeshkë)

Salcat me mango ose fruta të ëmbla të kombinuara me mish apo peshk

Pse? Frutat kanë ritëm të shpejtë kalimi nëpër stomak dhe treten kryesisht në zorrë. Kur konsumohen së bashku me ushqime që treten ngadalë, si mishi apo peshku, frutat bllokohen në stomak më gjatë se sa duhet dhe mund të fillojnë të fermentohen. Kjo shkakton fryrje, gazra dhe ndonjëherë edhe urth.

Çfarë të bëni? Frutat është më mirë të hahen 30-60 minuta para vakteve. Kështu, enzimat përgatiten për tretjen dhe traktit tretës i jepet një “start” i pastër. Uji i frutave ndihmon në hidratim, fibrat pastrojnë zorrët, dhe enzimat stimulojnë tretjen.

Nëse hani frutat pas ushqimit, prisni të paktën 2–3 orë. Kjo i jep kohë stomakut të përpunojë ushqimin e rëndë dhe shmang fermentimin.

Mishi dhe karbohidratet së bashku

Kombinime të zakonshme, por problematike:

Mish me patate

Pula me makarona ose bukë

Sandviç me gjel deti

Pse? Proteinat shtazore dhe karbohidratet komplekse treten me enzima të ndryshme. Kur hahen bashkë, enzimat konkurruese mund të ngadalësojnë njëra-tjetrën, duke çuar në fermentim dhe gazra.Gjithsesi, është e vërtetë që kuzhina tradicionale i ka përdorur gjithmonë këto kombinime, dhe disa organizma janë  përshtatur. Por nëse keni ndjeshmëri në stomak apo tretje të ngadaltë, ky kombinim është më mirë të shmanget. Përjashtimi: Kombinimet si fasulet me oriz janë të dobishme, sepse bashkojnë aminoacide të ndryshme dhe krijojnë një profil të plotë proteinash.

Çfarë të bëni? Në vend të karbohidrateve, kombinoni proteinat me perime që nuk përmbajnë niseshte, si sallatat me gjethe jeshile, spinaqi, lakrat apo perimet e tjera të freskëta.

Yndyrnat me kombinime të gabuara

Shembuj që ngarkojnë tretjen:

Ullinjtë me bukë të bardhë ose të rafinuar

Peshku ton me majonezë të bollshme

Mishi i skuqur me vajra të rafinuar

Pse? Kur yndyrnat shtohen mbi proteinat shtazore, tretja ngadalësohet ndjeshëm. Yndyra e tepërt me proteina kërkon më shumë aciditet dhe kohë për t’u përpunuar.

Çfarë të bëni? Përdorni vaj ulliri ose vaj kokosi për gatim. Kombinoni avokado, arra ose fara me perime që nuk kanë niseshte. Konsumoni përditë perime me gjethe të gjelbra, që ndihmojnë në tretjen e yndyrnave.

Mos pini ujë apo lëngje gjatë vakteve

Çfarë duhet të shmangni:

Pirja e ujit gjatë ushqimit

Lëngjet e frutave gjatë vakteve

Çaji menjëherë pas ngrënies

Pse? Kur pini ujë gjatë vaktit, holloni lëngjet tretëse që prodhon stomaku. Kjo bën që enzimat të mos e kryejnë punën plotësisht, duke penguar përthithjen e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave.

Çfarë të bëni? Pini ujë 10-15 minuta para vaktit. Pas ushqimit, prisni 45 minuta deri në 1 orë para se të pini ujë ose çaj. Kjo ruan koncentrimin e lëngjeve tretëse.

Dy proteina të koncentruara në të njëjtin vakt

Kombinime që rëndojnë tretjen:

Proshuta me vezë

Arra me kos

Mishi i pulës dhe mishi i viçit në të njëjtën pjatë

Pse? Proteinat e koncentruara kërkojnë më shumë acid dhe më shumë kohë për t’u zbërthyer. Kur bashkohen, shtojnë ngarkesën për lukthin dhe zorrët.

Çfarë të bëni? Konsumoni mishin ose peshkun pas një sallate të freskët. Mos vononi shumë nga pjata e parë tek kryesorja (jo më shumë se 10 minuta), në mënyrë që enzimat të jenë ende aktive.

Nëse nuk mund të shmangni dy proteina në një vakt, shoqërojini me perime të pasura me fibra si qepët, brokoli, lulelakra ose sallatat jeshile.

Zgjedhja e kombinimeve të duhura ndihmon jo vetëm tretjen, por edhe ndikon në energjinë dhe gjendjen e përgjithshme të trupit.

Shmangia e këtyre gabimeve të zakonshme mund të bëjë diferencën mes një stomaku të rënduar dhe një organizmi që funksionon lehtësisht.

Një organizëm i balancuar është pasqyra më e mirë e zakoneve të shëndetshme të ushqimit!

Previous ArticleMë ka thyer qafën! Emina Cunmulaj trondit me rrëfimin për martesën e parë
Next Article 140 mijë euro unaza e fejesës së Princ Lekës, gazetari: E pyeta Blerta Celibashin…

Related Posts

Prindërit e fëmijëve shumë inteligjentë bëjnë këto 7 gjëra ndryshe në shtëpi (dhe ka kuptim)

April 15, 2026

Nxehtësia po “vjedh” gjumin! Si temperaturat e larta po dëmtojnë fjetjen dhe shëndetin tuaj

April 13, 2026

Mjekja injekton botoks vetëm në njërën anë të ballit, rezultati ‘ÇMEND’ rrjetin

April 9, 2026

Nga kafshimi i peshqirit te goditja e nofullës me çekiç, disa nga “këshillat” më të tmerrshme për bukurinë

April 5, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Fenomeni “Moza Ahmeti” çmend shqiptarët! Ndodh e pabesueshmja pasi u rikthye si VIP
  • Xhensila Myrtezaj ndahet nga Faton Shoshi, zbulohet menaxheri i ri
  • “Tezja e saj më ka ofenduar, s‘flasim më”/ A njihen Rogerti dhe Selin nga jashtë? E tregon bashkëshortja e banorit
  • Harrojini xhinset: Kjo është alternativa më elegante dhe e rehatshme e sezonit
  • 4 ide “cool” që do t’ju bëjnë të dashuroheni sërish me xhaketën xhins
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

Fenomeni “Moza Ahmeti” çmend shqiptarët! Ndodh e pabesueshmja pasi u rikthye si VIP

Tregu i librit në Shqipëri zakonisht ndjek ritme të parashikueshme, panaire, festa apo emra të…

Xhensila Myrtezaj ndahet nga Faton Shoshi, zbulohet menaxheri i ri

April 17, 2026

“Tezja e saj më ka ofenduar, s‘flasim më”/ A njihen Rogerti dhe Selin nga jashtë? E tregon bashkëshortja e banorit

April 17, 2026

Harrojini xhinset: Kjo është alternativa më elegante dhe e rehatshme e sezonit

April 16, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?