• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Harry dhe Meghan bëjnë gati rikthimin në Britani, ja çfarë pritet të ndodhë me fëmijët

August 21, 2026

Vijon suksesin “New Religion”, Bebe Rexha në MTV Music Awards me dy nominime

August 21, 2026

Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley humbin betejën me Daily Mail, urdhërohen të paguajnë 9.54 milionë paund

August 21, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Pagesa deri në 60 mijë euro, kush janë këngëtaret më të paguara
SHOW BIZ

Pagesa deri në 60 mijë euro, kush janë këngëtaret më të paguara

November 9, 2025No Comments3 Mins Read

Tregu muzikor ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, pikërisht për shkak të tarifave të larta që artistët kanë në netët e tyre live. Herë pas here kemi shkruar për çmimet që emrat më në zë marrin, por edhe për ulje-ngritjet që pësojnë në karrierën e tyre, çfarë edhe përkthehet në tarifa që shpeshherë edhe lëvizin.

Këtë herë ka qenë një deklaratë e një menaxheri, që prej vitesh merret me tregun muzikorë, çfarë ka trazuar sërish ujërat. Në një intervistë, Xhani zbuloi çmimin më të lartë të paguar për një artist në një natë dhe se si paraqitet tregu aktualisht.

“Një artist është një herë në muaj në klub, pasi më shpesh konsumohet imazhi. Pagesa e artistëve është personale. Unë bëj marrëveshjen, por shifra është personale.

Çfarë dalin janë manipulime. Ka artistë që marrin më shumë nga sa meritojnë. Ka artistë që nuk e meritojnë vlerën që marrin. Në klub zakonisht nuk përdoret live është më shumë playback. Për muajin e Ramazanit i përgjysmojmë shfaqjet dhe artistët e përgjysmojnë çmimin. Viti i ri dyfishon çmimet. Shifra më e lartë që kemi paguar ka qenë 60 mijë euro për një natë. Të gjithë artistët janë me deklarime dhe artistja i ka marrë në një natë.

Në rast festash, klubi i nxjerr fitimet ndërsa kur futet dhe konkurrenca në mes është problem. E premtja dhe e shtuna është fokusi”, – u shpreh ai. E natyrisht që i gjithë kurioziteti shkon për emrin e artistes që është paguar kaq shumë. Kujtojmë se këngëtarja më e kërkuar për sezonin veror që sapo lamë pas ka qenë Xhensila Myrtezaj.

Artistja, e cila duhet thënë ka pasur një sezon tërësisht të zënë, ishte edhe ajo që mbajti fronin si më e paguara.

Në tarifat që kemi shkruar më herët, një koncert i saj shkon deri në shumën e 15 mijë euro brenda Shqipërisë dhe ka pasur raste deri në dyfishin e kësaj shume jashtë vendit. Një tjetër artiste shumë e paguar është edhe Dafina Zeqiri, ku ndonëse përgjatë sezonit veror nuk ishte e pranishme, përgjatë dimrit edhe tarifat e saj ishin në shuma që kapnin vlerat e 10 mijë euro.

Duket se shuma prej 60 mijë euro që menaxheri flet i përket një nate të rëndësishme feste. Ai u ndal edhe te personazhi që po bën shumë zhurmë aktualisht. “Finem më ka surprizuar shumë, ku në një dalje publike, pati zhurmë shumë të madhe dhe një talent shumë i madh. Një zhurmë shumë e madhe, u surprizova për mirë.

Sot nga artistët e rinj, Finemi është zhurma më e madhe. Edhe pse nuk e kam në menaxhim, por më ka surprizuar dhe ka punuar fort”, – u shpreh menaxheri.

Previous ArticleSHBA përfshihet nga vala e të ftohtit, temperaturat do të arrijnë nën zero
Next Article “Përpara se të shkojë në Vlorë”, Sara Gjordeni emocionon publikun, nxjerr foton e rrallë të Bardhit me të bijën

Related Posts

Harry dhe Meghan bëjnë gati rikthimin në Britani, ja çfarë pritet të ndodhë me fëmijët

August 21, 2026

Vijon suksesin “New Religion”, Bebe Rexha në MTV Music Awards me dy nominime

August 21, 2026

Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley humbin betejën me Daily Mail, urdhërohen të paguajnë 9.54 milionë paund

August 21, 2026

“Unë nuk e lë burrin për një të martuar!”/ Gazetari nxjerr mesazhet mes ndjekëses dhe Françeska Muratit: Imagjino sa e shëmtuar je

August 21, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Harry dhe Meghan bëjnë gati rikthimin në Britani, ja çfarë pritet të ndodhë me fëmijët
  • Vijon suksesin “New Religion”, Bebe Rexha në MTV Music Awards me dy nominime
  • Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley humbin betejën me Daily Mail, urdhërohen të paguajnë 9.54 milionë paund
  • “Unë nuk e lë burrin për një të martuar!”/ Gazetari nxjerr mesazhet mes ndjekëses dhe Françeska Muratit: Imagjino sa e shëmtuar je
  • Pas largimit nga Vizion Plus, Syrjan Rahova drejt Big Brother VIP 6?
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

Harry dhe Meghan bëjnë gati rikthimin në Britani, ja çfarë pritet të ndodhë me fëmijët

Pas disa vitesh larg Mbretërisë së Bashkuar, Princi Harry dhe Meghan Markle raportohet se po…

Vijon suksesin “New Religion”, Bebe Rexha në MTV Music Awards me dy nominime

August 21, 2026

Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley humbin betejën me Daily Mail, urdhërohen të paguajnë 9.54 milionë paund

August 21, 2026

“Unë nuk e lë burrin për një të martuar!”/ Gazetari nxjerr mesazhet mes ndjekëses dhe Françeska Muratit: Imagjino sa e shëmtuar je

August 21, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?