Ish-banorja e Big Brother Vip, Sara Gjordeni, ka publikuar në rrjete sociale një foto të bashkëshortit Bardhi Idrizi me të bijën.
“Para se babi të shkojë në Vlorë, përkëdhelemi.”-shkruan Sara Gjordeni mbi foto.
Kujtojmë se Sara dhe Bardhi u njohën me njëri-tjetrin në Big Brother Vip Albania, ndërsa një mrekulli erdhi në jetën e tyre pak kohë më pas. Bardhi dhe Sara, është një nga çiftet më të preferuar të publikut ndërsa tashmë duket se jeta e tyre me ardhjen e vajzës është si mbi re.

