Videoja e fundit ku shfaqen së bashku Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke ndezur menjëherë diskutime dhe komente të shumta mes fansave. Pamjet, të cilat u shpërndanë me shpejtësi në platforma të ndryshme, duket se konfirmojnë zërat dhe thashethemet që prej kohësh qarkullonin për një lidhje të mundshme mes dy artistëve.
Mes gjithë kësaj buje në rrjet, nuk ka munguar edhe një reagim tjetër. Aktori dhe këngëtari Bes Kallaku, ish-bashkëshorti i këngëtares, ka bërë një postim në rrjetet sociale që shumëkush e ka lidhur menjëherë me situatën.
Ai ka publikuar një foto të tijën ku shfaqet duke buzëqeshur, ndërsa krahas saj ka shkruar në anglisht: “The reason behind this smile” (Arsyeja pas kësaj buzëqeshjeje).
Postimi ka ngjallur menjëherë reagime dhe interpretime të ndryshme nga ndjekësit. Disa e kanë parë si një mesazh të drejtpërdrejtë lidhur me lajmet që po qarkullojnë për Ledri Vulën dhe Xhensila Myrtezajn, ndërsa të tjerë mendojnë se mund të jetë thjesht një rastësi dhe nuk lidhet domosdoshmërisht me situatën e krijuar.
