Disa pamje të publikuara së fundmi në rrjetet sociale tregojnë Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj së bashku, duke konfirmuar kështu zërat për një romancë mes tyre.

Çifti është kapur në një klub në Paris, ku shfaqen duke kërcyer dhe shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.
Prej disa kohësh, ka pasur thashetheme për një marrëdhënie mes tyre, veçanërisht pas ndarjeve të tyre nga ish-partnerët, Xhensila pas divorcit nga aktori Bes Kallaku dhe Ledri pas ndarjes nga Sara Hoxha.

Edhe pse asnjë nga dyshja nuk ka konfirmuar lidhjen e tyre, pamjet e bëra virale tregojnë qartë se egziston një raport dashuror mes tyre.
Vetëm disa kohë më parë qe Ledri ai që reagoi lidhur me këto aludime.
Teksa ka qenë i ftuar një intervistë ai u shpreh se raporti me këngëtaren nuk është asgjë më shumë sesa miqësi.
“Kemi pasur shumë kimi. Edhe në studio, edhe në klip… edhe në shoqëri. Jemi shumë shokë me Xhensilën,” – është shprehur reperi.
Ndërsa për sa i përket Xhensilën, teksa promovoi këngën e saj të re me Ledrin, për t’u dhënë fund thashethethemeve shkoi përbri postimit: : “Disa flasin, në këndojmë”.
Teksa ka ndarë coverin e këngës së tyre më të re, Myrtezaj, e cila vetëm pak muaj më parë u nda nga baba i dy fëmijëve, aktori Bes Kallaku, ka hedhur poshtë aludime teksa shkruan: Disa flasin, në këndojmë,” duke bërë tag edhe reperin nga Kosova.
Dhe teksa ishte e ftuar në një intervistë ajo u shpreh se arsye për këtë ndarje u bë mos komunikimi me aktorin e njohur.
“Ka vite që po mundoheshim të sistemonin lidhjen tonë. Kriza ka çdo çift në marrëdhënie. Unë mendoj se në çdo marrëdhënie kur fjalët dhe veprat nuk përputhen, kur mbizotërojnë debatet dhe bëhet toksike për mua, fëmijët dhe për të, vendimi do duhej të merrej dhe e mora”, u shpreh ajo.
“Në çift duhet bashkëpunim. Kërkohet punë nga të dy partnerët. Kam kuptuar se nuk duhet të luftojë vetëm njëra palë. Çdo ditë që kalonte kuptoja që po thyhej më shumë. Ndaj ishte një vendim i marrë nga unë”, u shpreh Xhensila në “Mirëmbrema Yje”.
Për sa i përket Ledri Vules, reperi prej dy vitesh ka shkëputur marrëdhëniet me mamanë e vajzës së tij, Sara Hoxhën.
Mirëpo verën që shkoi reperi u përfol për një romancë me Rina Zaitin, biznesmenja e cila është motra e këngëtarit Ron Zaitit.
Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, “Panorama Plus”, zbuloi se Ledri Vula kishte gjetur dashurinë gati një vit pas ndarjes nga blogerja.
Çifti u fotografuan së bashku për herë të parë gjatë pushimeve në jug të vendit, teksa po shijonin momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit.
Më pas në fotot ekskluzive të siguruara nga Panorama Plus, reperi është kapur mat me vajzën milionere në aeroportin e Vjenës. Dyshja u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit teksa qëndronin të ulur në stolat në terminalin e aeroportit.
Por duket se tashmë edhe romanca e tyre ka marrë fund dhe ka dyshime se reperi është hedhur në krahët e Xhensila Myrtezajt.
Konfirmimi i ndarjes
Ledri Vula në një intervistë në “Mirëmëngjes Yje” ka konfirmuar ndarjen nga Sara Hoxha duke ia hedhur asaj fajin për fundin e marrëdhënies. Ai u shpreh se nëse Sara do të kishte qenë më private për jetën e tyre personale, mund të ishin bashkë sot.
“Kur vjen Poi në Prishtinë, s’ka vend për asnjë tjetër, as për vajzë, ndonjë shoqe të Poit po. Nuk e vras mendjen për komentet, kam qejf të lexoj të mirat. Ndoshta po të kishte qenë Sara më private, sot mund të kishim qenë edhe bashkë nuk i dihet… Nuk i duhet kurrë domethënë.
Në fillimin ishte shumë e vështirë për Poin. Kur ia kemi shpjeguar Poit ndarjen, ka qenë pranuese. Ka thënë: ‘Java ime me mamin, java ime me babin’. Për ndarjen më vjen keq vetëm Poin, për gjë tjetër jo. Tani po rritet me më shumë dashuri”, u shpreh ai.
“Nuk e di, unë vdes për Poin. Do të kisha qejf që Poi të kishte dy motra, edhe djalë. Por për momentin jam mirë me Poin, por nuk i dihet jetës. Gjithmonë ka vend për dashuri, jam i dashur dhe djalë familjar”, u shpreh Ledri Vula,duke lënë të hapur mundësinë e krijimit të një familje të re.
Blogerja Sara Hoxha, pas deklaratave që ish-partneri i saj Ledri Vula bëri, vendosi të fshijë çdo foto që mbante në profilin e saj me reperin. Tashmë gjithçka që i lidh është vajza e tyre, Poi.
















