Marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës çdo ditë e më shumë po bëhet më e afërt, aq sa mund ti konsiderojmë tashmë një çift të vërtetë.
Mbrëmjen e djeshme dyshja kanë pasur momentet shumë të afërta dhe të ngrohta mes tyre ku nuk kanë munguar prekjet dhe ledhatimet, por dhe biseda dhe analiza mbi lojën. Në analizën e saj Brikena është shprehur qartë gjatë bisedës me Mateon duke thënë se “Miri nuk e do Gimbon jashtë as Selin, ai na do neve. Ai më përpara nxjerr Rogertin se sa Gimbon jashtë sepse prej tyre ka situatë”.
Më pas dyshja ka vazhduar të tregojnë dashurinë e tyre me puthje dhe përqafime pasionante e ndërkohë Mateo ka shprehur dhe më shumë adhurimin për modelen nga Kosova duke i thënë “jam i çmendur pas teje”, por këto momente i kanë ndarë ndjekësit e reality show në dy grupime, në komentet disa i quajnë “fallco” dhe “të etur për vemendje” marrë shkas për shkak të nominimit në të cilën ndodhen. Por të tjerë e shohin dashurinë e tyre si diçka reale dhe të sinqertë.
Na ngelet të presim në qofte se dyshja do i mbijetojë nominimit të fortë të kësaj jave për të konsoliduar dashurinë e tyre apo do të ngelet pezull me daljen e ndonjërit prej tyre.
