• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

“Sot një pjesë e shpirtit tim u shua”, aktori i njohur shqiptar humbet motrën

October 19, 2026

Tetë substanca në gjakun e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis, mes tyre edhe kokainë

October 18, 2026

Adele u pezullua nga shkolla për Will Young, zbulohen detajet e sherrit me një fanse të Gareth Gates

October 18, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»LIFESTYLE»I dërgoi një video erotike koleges, bankieri pushohet nga puna. Duhet të paguajë edhe 5 mijë euro
LIFESTYLE

I dërgoi një video erotike koleges, bankieri pushohet nga puna. Duhet të paguajë edhe 5 mijë euro

March 23, 2026No Comments2 Mins Read

Një punonjës banke në Faenza, në provincën e Ravenës, është pushuar nga puna në mënyrë të menjëhershme pasi ka dërguar në emailin e punës një video erotike të një kolegeje. Ai jo vetëm që humbi vendin e punës, por tani është detyruar edhe të paguajë 5 mijë euro shpenzime gjyqësore.

Ngjarja daton në korrik 2025, kur burri punonte në një degë lokale banke. Ish-punonjësi i kishte dërguar një kolegeje në emailin e kompanisë një video, duke i kërkuar ta shkarkonte për të, pasi vetë nuk arrinte ta hapte. Por videoja prej 45 sekondash nuk kishte asnjë lidhje me punën. Në të shfaqej një kolege tjetër e zhveshur dhe në poza erotike. Gruaja që e mori videon nuk hezitoi dhe ia përcolli menjëherë drejtuesve të degës.

Rezultati: pushim i menjëhershëm nga puna. Megjithatë, ish-punonjësi vendosi ta kundërshtojë vendimin në gjykatë, duke kërkuar rikthimin në punë dhe dëmshpërblim. Por gjyqtari i Gjykatës Civile të Ravenës nuk ishte dakord. Në vendimin e shkallës së parë e rrëzoi kërkesën, duke konfirmuar largimin nga puna dhe duke e dënuar gjithashtu të paguajë 5 mijë euro shpenzime gjyqësore.

Burri u përpoq të mbrohej duke thënë se bëhej fjalë për një gabim, por kolegia deklaroi në gjykatë: “Vetëm pasi ma dërgoi videon, ai më tha se duhej të punonim bashkë, vetëm unë dhe ai. Kjo më preku shumë profesionalisht dhe moralisht, dhe nuk e kam përjetuar mirë periudhën që pasoi”.

Sipas gjyqtarit, nëse burri do të kishte vërtet nevojë për ndihmë për shkarkimin e videos, do t’i drejtohej stafit teknik dhe jo një kolegeje nga marketingu, me të cilën nuk kishte pasur më parë marrëdhënie pune. Prandaj, sipas gjykatës, ai kishte shkelur kodin etik të kompanisë.

Previous ArticleDeklarata e Selin për mirditorët, reagon ashpër G Bani: Gocat mirditore nuk i futen në ditën e parë apo të dytë burrave të martuar
Next Article Transformimi tronditës i 70-vjeçares që “fshiu” 30 vite nga fytyra, pushton rrjetin! (FOTO)

Related Posts

“Sot një pjesë e shpirtit tim u shua”, aktori i njohur shqiptar humbet motrën

October 19, 2026

Tetë substanca në gjakun e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis, mes tyre edhe kokainë

October 18, 2026

Adele u pezullua nga shkolla për Will Young, zbulohen detajet e sherrit me një fanse të Gareth Gates

October 18, 2026

Mozzik bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin e djalit të porsalindur…

October 18, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • “Sot një pjesë e shpirtit tim u shua”, aktori i njohur shqiptar humbet motrën
  • Tetë substanca në gjakun e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis, mes tyre edhe kokainë
  • Adele u pezullua nga shkolla për Will Young, zbulohen detajet e sherrit me një fanse të Gareth Gates
  • Mozzik bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin e djalit të porsalindur…
  • Selena Gomez mbulon fytyrën nga sikleti, gjesti i bashkëshortit të saj tërheq vëmendjen
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

“Sot një pjesë e shpirtit tim u shua”, aktori i njohur shqiptar humbet motrën

Aktori i njohur nga Kosova, Ylber Bardhi po përballet me një humbje të rëndë familjare.…

Tetë substanca në gjakun e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis, mes tyre edhe kokainë

October 18, 2026

Adele u pezullua nga shkolla për Will Young, zbulohen detajet e sherrit me një fanse të Gareth Gates

October 18, 2026

Mozzik bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin e djalit të porsalindur…

October 18, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?