• EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS

Subscribe to Updates

Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

What's Hot

Monika Lubonja në qendër të vëmendjes për videot intime, reagon shoqja e saj e ngushtë Jonida Vokshi

October 2, 2026

A e ndihmon Princi William? Kate Middleton zbulon se cila punë shtëpie i pëlqen më shumë: Jemi një dyshe e mirë

October 2, 2026

Pas festës së kanagjegjit, Kushtrimi emocionon Aurorën me dedikimin e veçantë

October 2, 2026
Facebook Twitter Instagram
Instagram YouTube
REVISTA TREND
Subscribe on youtube
  • EVENTS
    • AWARDS INTERNATIONAL
    • AWARDS ALBANIA
    • AWARDS KOSOVA
  • LIFESTYLE
  • MUSIC
  • FASHION
  • SHOW BIZ
  • INTERVISTE
  • TRAVEL
  • TREND BUSINESS
  • ENTREPRENEURS
    • TREND AMBASSADOR
    • BUSINESS INFLUENCERS
REVISTA TREND
Home»SHOW BIZ»Nesër “Ferma VIP 3”/ Eduart Grishaj zbulon detajet ekskluzive: Emri i Kryeplakut dhe konkurrentë që nuk i keni parë kurrë në show
SHOW BIZ

Nesër “Ferma VIP 3”/ Eduart Grishaj zbulon detajet ekskluzive: Emri i Kryeplakut dhe konkurrentë që nuk i keni parë kurrë në show

March 26, 2026No Comments3 Mins Read

Vetëm një ditë na ndan nga nisja e spektaklit të shumëpritur Ferma VIP, që këtë sezon të tretë vjen nën drejtimin e Arbana Osmani në ekranin e Vizion Plus. Premtimet për një produksion gjigant dhe standarde të papara më parë janë konfirmuar edhe nga regjisori Eduart Grishaj, i cili ishte i ftuar në emisionin “Live në Mëngjes”.

Regjisori zbuloi se do të dominojë fusha e artit në përzgjedhjen e konkurrentëve:

“Janë emra shumë të mirë që publiku i njeh, por nuk i ka parë kurrë në dimensionin e vëzhgimit 24 orë.” Ai shtoi se “99% e tyre hyjnë për herë të parë në një reality show”, duke premtuar surpriza dhe dinamika të reja.

Një nga risitë më të mëdha mbetet edhe transformimi i ambientit:

“Shtëpia nuk ngjan më me një fshat tradicional shqiptar, por me një fshat modern në Teksas apo Los Anxhelos,” tha Grishaj, ndërsa shtoi se “pellgu i rosave është zëvendësuar me një pishinë të madhe luksoze”.

Për sfidat dhe përmbajtjen e spektaklit, ai u shpreh:

“Filozofia e fermës do të jetë një miks: nga mbiellja e tokës dhe punët e stallës, deri te sfidat fizike. Ka konkurrentë shumë të fortë dhe të palestruar, por sfidat do t’u përshtaten të gjithëve.”

Teknologjia është një tjetër element kyç këtë sezon.

“Janë kamerat e fundit që përdoren edhe në finalet e botërorit. Me to mund të xhirohet edhe Champions League,” deklaroi ai, duke shtuar se “kam dashur të fus një frymë kinematografike në program”.

Për opinionistët, Grishaj zbuloi një kombinim interesant:

“Ermal Mamaqi do të sjellë humorin, Einxhel Shkira analizën e showbiz-it dhe Armina Mevlani eksperiencën e saj.” Ndërsa rolin drejtues: “‘Kryeplakja do të jetë Arbana nga studioja.”

Sa i përket përmasave të produksionit, ai dha shifra mbresëlënëse:

“Sezoni do të zgjasë 100 ditë, me transmetim 24 orë dhe dy spektakle në javë,” ndërsa në natën e parë “do të hyjnë rreth 24 fermerë”.

Sfida më e madhe për të si regjisor? “Realizimi i çdo detaji në kohë rekord,” tha ai, duke zbuluar edhe prapaskenat: “Mbrëmë kemi qenë deri në orën 3 të mëngjesit në studio.”

Ndërsa për natën e parë, pritshmëritë janë maksimale:

“Do të drejtoj 158 kamera nga kabina e pilotimit bashkë me skuadrën time. Do të kemi katër regji në koordinim,” tha Grishaj, duke shtuar me humor: “Shpresojmë që edhe koha të na favorizojë… urojmë që në orën 9:00 të ketë një pauzë sa të fusim banorët brenda.”

“Besoj se ky është maksimumi që mund të bëhet,” u shpreh Grishaj, duke theksuar se ky edicion “nuk krahasohet vetëm me vendin tonë, por me të gjithë rajonin”. Sipas tij, çdo detaj është çuar në një nivel tjetër:

“Çdo gjë ka ndryshuar: nga studioja, ndriçimi e deri te kamerat. Shtëpia është katër herë më e madhe dhe numri i kamerave që vëzhgojnë 24 orë është shumëfishuar. Jam shumë i lumtur që producentja Holta Dulaku ma ka bërë punën si “autostradë” që nga fillimi, duke më lejuar të jap maksimumin.”

Previous ArticleNë këtë popull një grua martohet me disa vëllezër, arsyeja do t’ju befasojë
Next Article Katër muaj nga humbja e Shpat Kasapit, Selvije Jao prek me dedikimin: Na mungon çdo sekondë

Related Posts

Monika Lubonja në qendër të vëmendjes për videot intime, reagon shoqja e saj e ngushtë Jonida Vokshi

October 2, 2026

A e ndihmon Princi William? Kate Middleton zbulon se cila punë shtëpie i pëlqen më shumë: Jemi një dyshe e mirë

October 2, 2026

Pas festës së kanagjegjit, Kushtrimi emocionon Aurorën me dedikimin e veçantë

October 2, 2026

Çfarë po kurdis Luiz Ejlli? “Shënjestron” Sara Hoxhën: E di ti ç’ndodh me mua në TV

October 2, 2026

Leave A Reply Cancel Reply

Recent Posts
  • Monika Lubonja në qendër të vëmendjes për videot intime, reagon shoqja e saj e ngushtë Jonida Vokshi
  • A e ndihmon Princi William? Kate Middleton zbulon se cila punë shtëpie i pëlqen më shumë: Jemi një dyshe e mirë
  • Pas festës së kanagjegjit, Kushtrimi emocionon Aurorën me dedikimin e veçantë
  • Çfarë po kurdis Luiz Ejlli? “Shënjestron” Sara Hoxhën: E di ti ç’ndodh me mua në TV
  • Vajzat nuk duhet të mbajnë mbi supe turpin/ Artistja mesazh për Klaudian: Uroj të gjesh forcën brenda vetes, unë të njoha që 14 vjeçe
Recent Comments
  • apk injector hack slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • nama nama situs judi slot online on Opening Season Awards Business Trend 2023
  • Xhensika Troca on Lotus Flower
  • nurije Troca on Lotus Flower
  • Ilda on Pastel Bakery
Demo
Our Picks
Don't Miss
SHOW BIZ

Monika Lubonja në qendër të vëmendjes për videot intime, reagon shoqja e saj e ngushtë Jonida Vokshi

Rrjetet sociale po “ziejnë” ditët e fundit pas publikimit të disa videove intime, ku në…

A e ndihmon Princi William? Kate Middleton zbulon se cila punë shtëpie i pëlqen më shumë: Jemi një dyshe e mirë

October 2, 2026

Pas festës së kanagjegjit, Kushtrimi emocionon Aurorën me dedikimin e veçantë

October 2, 2026

Çfarë po kurdis Luiz Ejlli? “Shënjestron” Sara Hoxhën: E di ti ç’ndodh me mua në TV

October 2, 2026
Instagram YouTube
© 2026 POWERED BY AXIOS CREATIVE

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

imunify-bot-check

Sign In or Register

Welcome Back!

Login to your account below.

Lost password?